• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Panariti dhe Meta në Fier: Fermerët sipërmarrës do na kenë në krah

by Java News
31/10/2016 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, zhvilloi sot një vizitë në rrethin e Fierit, ku shoqëronte kryeparlamentarin, Ilir Meta. Ky i fundit dhe ministri Panariti panë nga afër investimet në kompleksin blegtoral “Tris” në fshatin Libofshë të këtij rrethi, investimin e bërë, si dhe folën për mbështetjen ndaj sipërmarrjeve të tilla.

“Kjo është ferma më e madhe në këtë zonë, e cila ka 30 të punësuar të përhershëm, numri i të cilëve shkon në 50 me sezone të veçanta dhe që është shembulli më i mirë i investimeve në blegtori”, deklaroi Panariti.

Duke folur për zhvillimin e bujqësisë dhe të blegtorisë, Panariti u shpreh se, 3 vjet më parë, gjetëm një situatë, ku industria e qumështit ishte në dyshim dhe këtë situatë, ne e shndërruam në sfidë për veten tonë. “Kjo fermë ku ndodhemi sot tregon qartë se, industria e qumështit ka furnizues të garantuar. Ministria e Bujqësisë, nëpërmjet AZHBR-së (Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural), e ka mbështetur këtë sipërmarrje me grade, sipas kërkesave e planbizneseve të tyre. Kjo fermë dhe çdo fermë e tillë garanton sasi të mëdha për industrinë përpunuese dhe më kryesorja, qumësht të një cilësie të lartë. Ky model garanton edhe fabrikat e qumështit për sasinë dhe cilësinë. Ata, të cilët do të ndërtojnë modele të tilla në blegtori e bujqësi, do të na kenë në krah”, theksoi Ministri i Bujqësisë.

Ndërkohë, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, duke përgëzuar punën e Ministrisë së Bujqësisë, deklaroi se një nga prioritetet është zhvillimi i bujqësisë e blegtorisë, si një nga sektorët me më shumë interes në vendin tonë dhe me më shumë perspektivë.

Kompleksi blegtoral ka filluar aktivitetin në vitin 2010, për mbarështimin e kafshëve në fermat agroblegtorale të mëdha. Kompleksi ka rreth 150 krerë lopë, 40 krerë mëshqerra dhe 40 krerë viça  të vegjël. Aktualisht prodhimi ditor në qumësht arrin rreth 2.800 litra, por pas investimit parashikohet që kompleksi të prodhojë 5000 litra qumësht në ditë dhe është e kontraktuar për blerjen e të gjithë sasisë e prodhimit, nga një prej përpunuesve të qumështit në zonën e Myzeqesë.

Investimi i fundit i këtij kompleksi për zgjerimin e kapaciteteve, është bërë me grandet e AZHBR-së, nëpërmjet Ministrisë së Bujqësisë, në vlerën e 20 milionë lekëve./a.k

Next Post
Rudolf Breuss, një jetë për kurën kundër kancerit, ka shëruar mbi 45 mijë njerëz

Rudolf Breuss, një jetë për kurën kundër kancerit, ka shëruar mbi 45 mijë njerëz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ta plas kokën, veç hani e dh*ni, kafshë, idiote”, mësuesja dhunon dhe fyen nxënësit në klasë

“Ta plas kokën, veç hani e dh*ni, kafshë, idiote”, mësuesja dhunon dhe fyen nxënësit në klasë

February 24, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Situata politike në vend/ Shehi: Të gjithë pushtetin e ka Edi Rama, zgjidhjet e përfolura nuk vlejnë më

February 24, 2026
Akuzohej për heroinë të kapur në një Porsche Cayenne/ Media spanjolle: Biznesmeni i njohur shqiptar shpallet i pafajshëm

Akuzohej për heroinë të kapur në një Porsche Cayenne/ Media spanjolle: Biznesmeni i njohur shqiptar shpallet i pafajshëm

February 24, 2026
Dorëhiqet drejtoresha e Luvrit pas vjedhjes spektakolare të stolive të kurorës franceze. Reagon Macron

Dorëhiqet drejtoresha e Luvrit pas vjedhjes spektakolare të stolive të kurorës franceze. Reagon Macron

February 24, 2026
“Ky sport është i paparashikueshëm”, flet skiatori që mbajti flamurin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore

“Ky sport është i paparashikueshëm”, flet skiatori që mbajti flamurin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore

February 24, 2026
“Rusia nuk mposhtet nga ju”, Putin i drejtohet Europës: Do pendoheni për kërcënimet bërthamore!

“Rusia nuk mposhtet nga ju”, Putin i drejtohet Europës: Do pendoheni për kërcënimet bërthamore!

February 24, 2026
“Epsteini” ynë

Një poshtërim i panevojshëm për familjen Jashari

February 24, 2026
Vjosa Osmani pa mbështetje të sigurt? Çfarë profili të presidentit po kërkon Kurti

Vjosa Osmani pa mbështetje të sigurt? Çfarë profili të presidentit po kërkon Kurti

February 24, 2026
Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ndjehet në disa qytete! Sa ishte magnituda

February 24, 2026
Formalizohet pranimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, ambasada: Krenarë për miqësinë me SHBA

Formalizohet pranimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, ambasada: Krenarë për miqësinë me SHBA

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In