Pasi qarkulloi një foto e tij, ku bënte shenjën e shqiponjës, zhurma që kjo shkaktoi në Greqi qe e fortë. Fjala është futbollistin e njohur të Kombëtares greke Panajot (Gjergji) Kone, i cili është shprehur së fundi se nuk mund ta harrojë se është shqiptar.
“Unë jam rritur në Greqi, mësova dhe u bëra futbollist. Unë luaj për ngjyrat greke prej 10 vitesh, por nuk do ta mohoj kurrë faktin se jam shqiptar, sepse do të ishte një nënvlerësim i madh për kombin e prindërve të mi”, ka thënë ai për mediet greke, shkruan “Superliga Shqiptare”. “Unë kurrë nuk jam ndjerë grek. Unë jam shqiptar dhe ju (për grekët) duhet të ma dini për nder që kontribuoj për kombëtaren tuaj”, ka thënë Kone.