• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Panairi i Teknologjisë në Hanover, Veliaj: Interes i jashtëzakonshëm për zonën e lirë ekonomike

by A R
23/04/2024 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zona e Lirië Ekonomike në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e kompanive të huaja në Panarin e Teknologjisë, që po zhvillohet në Hanovër të Gjermanisë. Gjatë vizitës së instalacionit prezantues të Bashkisë së Tiranës në këtë panair, kryebashkiaku Erion Veliaj, tha se kompanitë gjermane do të njihen me hapësirat që ofron shteti shqiptar, si për taksat ashtu edhe për lehtësirat e të bërit biznes.

Sipas tij, ka një interes të jashtëzakonshëm për zonën e lirë ekonomike në Tiranë, ku do të synohen bashkëpunime me kompanitë gjermane, që ofrojnë punë të mirëpaguara në fushën e kodimit.

“Ka një interes të jashtëzakonshëm për zonën e lirë ekonomike, për të cilën Tirana ka licencën dhe ka filluar punën. Mezi presim që 5-7 mijë vende të reja pune, që do të hapen, të jenë të lidhura edhe me Gjermaninë dhe pagat e mirëpaguara të kompanive gjermane. Kemi filluar një fushatë agresive marketingu në të gjitha panairet e mundshme, për të thënë që në Tiranë ka diell, ka dëshirë për punë dhe hapësira e lehtësira të nevojshme nga qeveria dhe nga bashkia, si për taksa, si edhe për të bërë biznes. Mezi presim që të vazhdojmë punën e mirë të nisur me Lufthansa Industry Solutions dhe me disa kompani të tjera, që e kanë kthyer Tiranën në epiqendrën e kodimit, të punëve të mirëpaguara dhe të punëve që janë e ardhmja e punësimit”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se pas panairit të Teknologjisë do të synohet ai i Turizmit, që do të mbahet në Berlin, me qëllimin për të vijuar raportin mes dy vendeve, i cili nga kërkesë për asistencë, është kthyer në një partneritet ku fitojnë të dyja palët.

“Mezi pres që në këto 3 ditë që do të jemi në panair, të vazhdojmë bashkëpunimin me panairin e Berlinit për turizmin, duke qenë se Tirana, përveç bregdetit, është kthyer gjithashtu në një destinacion për turizmin. Ta kthejmë këtë raport special të Shqipërisë me Gjermaninë, nga një raport inferior, ku kryesisht në vitet ’90-të kemi qenë duke kërkuar ndihma dhe asistencë për mbijetesë, sot kemi një partneritet ku punojmë, shkëmbejmë dhe ku sigurisht, fitojnë të dyja palët, edhe pala gjermane, edhe stafi ynë super i kualifikuar, që sot ka rroga shumë më të mira”, tha kryebashkiaku.

Veliaj ftoi të gjithë qytetarët shqiptarë në Gjermani, të vizitojnë instalacionin e Bashkisë së Tiranës në Panairin e Teknologjisë në tre ditët e ardhshme.

“Nëse jeni në Hanover ju ftojmë të vizitoni këtë instalacion të vogël, modest, të Bashkisë së Tiranës. Unë besoj se diçka e madhe del nga gjithë këto bashkëpunime dhe megjithëse sot jemi për herë të parë në një sipërfaqe modeste, besoj shumë që do të kemi marrëdhënie afatgjatë dhe sipërmarrje serioze te zona ekonomike apo kudo tjetër në Tiranë”, deklaroi ai.

/a.r

Next Post
Izraeli ndërton megaqytetin me tenda, do të evakuojë mbi 1 mln palestinezë para pushtimit të Rafah

Izraeli ndërton megaqytetin me tenda, do të evakuojë mbi 1 mln palestinezë para pushtimit të Rafah

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In