• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Panairi ‘Ditët e Bujqësisë’/ Krifca: 69 mijë fermerë aplikuan në skemën kombëtare të bujqësisë

by Java News
27/04/2023 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka përshëndetur hapjen në Lushnje të panairit ndërkombëtar “Ditët e Bujqësisë 2023”. Panairi, i cili ka në fokus bujqësinë, blegtorinë, peshkimin dhe inovacionin, ka si mbështetës kryesor Ministrinë e Bujqësisë. Ministrja Krifca tha në fjalën e saj se, “Bujqësia shqiptare ka pasur në vitin 2022 dhe vitin 2023 një mbështetje të veçantë nga ana e qeverisë.

“Sot, pak ditë pasi aplikimi për skemën kombëtare është mbyllur, konstatoj me kënaqësi se rreth 69 mijë fermerë kanë aplikuar për mbështetje në 9 masat e shpallura këtë vit. Dje ne filluam bashkëbisedimin për të finalizuar procedurat për hapjen e programit të ri IPARD III i cili do të injektojë 146 milion Euro në bujqësinë shqiptare deri në vitin 2027.

Përtej masave të aplikuara në programin IPARD II për investime të në infrastrukturë bujqësore dhe agropërpunuese, në programin IPARD III do të mbështesim raca autoktone, të rivitalizojnë agrosistemet tradicionale, si për shembull ullishtat tradicionale, të rrisin sipërfaqet e certifikuara apo të shfrytëzojnë në mënyrë të qëndrueshme i kullotat, burimet peshkore dhe të akuakulturës”. Këtë herë i drejtohemi në mënyrë të dedikuar sektorëve të rinj që marrin fokus kryesor të tillë si: sektori i Ullirit dhe vajit të Ullirit; bimët mjekësore dhe aromatike dhe përpunimi i produkteve të peshkimit etj.

Ajo ftoi fermerët të shohin me prioritet sektorë të rëndësishëm si ai i prodhimit dhe përpunimit të ullirit, bimë mjekësore dhe aromatike dhe produktet e peshkimit”.

Minstrja Krifca bëri të ditur për fermerët risitë e bashkëpunimit me Bankën Botërore, duke theksuar se ka filluar aplikimi i një një projekti të ri që jep zgjidhje inteligjente të problemeve që has sot bujqësia jonë”. Ato janë:

·         rritja e aksesit në ujitje, e cila përdor në mënyrë optimale ujin,

·         ulja e kostove të ujitjes dhe kullimit, përmes përdorimit të energjisë alternative,

·         përdorimi i bujqësisë inteligjente për uljen e kostove të prodhimit përmes përdorimit të sensorëve,

·         tregjet për fermerët e vegjël dhe lidhjen e tyre me hotelet dhe restorantet e zonës,

·         Promovimin e produkteve tipike etj.

Këto mundësi dhe teknika të reja do të aplikohen para së gjithash në zonën e Lushnjës dhe Divjakës, ku do të rivitalizohet një pjesë e skemës ujitëse së Lushnjës dhe do të aplikohet ujitja me presion për 500 ha në zonën e Divjakës.

Ministrja Krifca theksoi se, “Ne projektojmë bujqësinë shqiptare përpara, duke ofruar më shumë mundësi, investime, infrastrukturë, por edhe informacion e dije. Që prej dy javësh ju keni në dispozicion dritaren më të rëndësishme të informacionit për bujqësinë.

Portali i fermerit është një instrument unik digjital, në mbështetje të fermerëve e blegtorëve. Ju keni në telefonin tuaj të gjithë informacionin tokat me qira, skemat e mbështetjes, ekstensionin, farmacitë bujqësore dhe veterinare, etj”.

Panairi “Ditët e Bujqësisë 2023” zhvillohet me 27-28-29 Prill dhe do të jetë një urë lidhëse mes bizneseve, profesionsitëve dhe mundësive të reja të zhvillimit të agrikulturës, peshkimit dhe blergtorisë.

Në të treja ditët e panairit, fokusi kryesor do të jetë eksporti i prodhimeve bujqësore, bujqësia e qëndrueshme si dhe rritja e standarteve të agrobizneseve dhe sektorëve të tjerë të përfshirë. Ministria Me mbështetjen e aktorëve kryesorë të sektorit si Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bashkia Lushnje dhe donatorët si: EBRD me projektin AATSF, GIZ Albania, Risi Albania do të organizohen aktivitete informuese dhe interaktive gjatë gjithë ditëve të panairi.

 

/s.f

Next Post
Zbardhet dëshmia e të dashurës së Edmond Haxhiajt: Motorin e bleva tek ’21 Dhjetori’

Zbardhet dëshmia e të dashurës së Edmond Haxhiajt: Motorin e bleva tek '21 Dhjetori'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In