PDK-AAK-NISMA kanë nisur festen e fitores në sheshin ‘Skënderbeu’ të Prishtinës, që dje në orët e vona të ditës së dielë.
Kreu i PDK’së, Kadri Veseli ia ka dhënë fjalën Ramush Haradinajt duke e quajtur kryeministër.
“I pari të fole kryeministri”, u ka thënë Veseli simpatizantëve të mbledhur në shesh, në mesnatë. Ndërsa, Ramush Haradinaj, në adresimin e tij të fitores, ka vlerësuar se zgjedhjet e sotme parlamentare të kenë qenë më të mirat që janë mbajtur në Kosovës, shkruan Gazeta Express.
“… Kosova ka fitu. Janë zgjedhjet më të mira që i kemi mbajtë. Kosova ia ka dhanë fitoren tonë koalicionit tonë PDK-AAK-NISMA”, ka deklaruar kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA. “E di që na presin shumë punë”, tha Haradinaj, në shesh. (b.an)