• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pamundësia e Berishës për aleatë kundër SPAK

by Mero Baze
28/12/2024 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha nxitoi të përfshihej në betejën ligjore të Erion Veliajt me SPAK, me shpresë se, përmes diversionit ndaj Edi Ramës dhe “alarmit” për arratisjen e Veliajt, do të fitonte një aleat të ri në betejën e tij të gjatë dhe të dëshpëruar kundër drejtësisë në Shqipëri.

Është normale që çdo person i marrë nën hetim të bëjë betejën e tij me drejtësinë dhe të mbrohet ndaj akuzave që i ngrihen. Po ashtu, është në të drejtën e tij të denoncojë shkelje proceduriale, shantazhe gjatë hetimeve, apo gjuhë të papërshtatshme nga hetuesit. Por jo të kundërshtojë procesin me të cilin përballet.

Berisha ka një nevojë urgjente për një betejë politike kundër SPAK. Por ajo që i duhet nuk janë individë të mazhorancës që ndahen prej saj dhe i bashkohen betejës së tij, por një përpjekje për të tërhequr shumicën në një betejë të përbashkët kundër SPAK.

Kjo është arsyeja pse ai u investua kaq shumë në rastin Veliaj, duke akuzuar fillimisht Edi Ramën si denoncuesin e tij dhe më pas duke i bërë thirrje që të kthejë Veliajn nga SHBA në Shqipëri, duke pretenduar se po “arratisej”.

Problemi është që Berisha e ka mbështetur gjithë të ardhmen e tij në politikë dhe betejën kundër Drejtësisë së Re, tek premtimi për heqjen e “non grata”-s nga administrata e Trump-it.

E dimë që kjo nuk mund të ndodhë për 100 arsye, por mbi të gjitha për faktin se Reforma në Drejtësi është një projekt i institucionalizuar nga administrata e Trump-it, dhe vendimet për “non grata” deri më sot kanë qenë të pakthyeshme. Ato nuk kanë lidhje me qëndrimet politike të SHBA ndaj konflikteve globale apo përkuljeve të diplomacisë amerikane, siç pretendojnë njerëzit e Berishës.

Por edhe nëse për një moment imagjinojmë se kjo profeci do të realizohej, përfituesit më të mëdhenj nuk do të ishin Berisha dhe PD, por socialistët.

Një heqje e supozuar e “non grata”-s për Berishën (edhe pse nuk pritet të ndodhë) do të nënkuptonte zhbërjen e Reformës në Drejtësi brenda një kohe shumë të shkurtër, rënien e autoritetit të SHBA-së në Shqipëri dhe shembjen e sistemit të vetëpërmbajtjes politike që është ndërtuar në raport me SHBA-në dhe drejtësinë e re.

Ky proces i kthimit të “non grata”-s në “dekoratë” do të fuqizonte socialistët në pushtet, pasi ata janë të detyruar të respektojnë SPAK-un dhe drejtësinë për shkak të aleancës me SHBA-në. Nëse ky standard do të rrëzohej, ata do të ishin 100 hapa përpara Berishës për të udhëhequr në një kaos të drejtësisë pa mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së. Për më tepër, në kushtet kur sanksionet nga SHBA-ja apo BE-ja nuk do të kishin më asnjë vlerë, ato do të relativizoheshin dhe do të humbnin fuqinë e tyre.

Për fat të keq për Berishën, mos-heqja e “non grata”-s dhe vazhdimi i represionit të SPAK ndaj socialistëve është ajo që i jep më shumë përfitim opozitës. Në anën tjetër, heqja e “non grata”-s Berishës do të fuqizonte më shumë socialistët, pasi kjo do të relativizonte dëmin politik të drejtësisë së re.

Kjo është pamundësia e madhe e Berishës për të gjetur një aleat tek socialistët kundër SPAK. Ai ose duhet të mbajë “non grata”-n dhe të dëmtojë socialistët me këtë drejtësi, ose të shpresojë për heqjen e “non grata”-s, me shpresë se duke u bërë njësoj me socialistët, do t’i ketë ata më në fund aleatë kundër drejtësisë.

Nëse bie ai standart, pra nëse bien standardet e “non grata” dhe mbikqyrjes perëndimore të drejtësisë, socalistët nuk kanë nevojë ta kapin drejtësinë në aleancë me Berishën. E kapin vet. Dhe atëhere do t’i ndodhin këto për të cilat ankohet kot tani

Next Post
“ALARM!! Duam ajër të pastër”/ Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes

"ALARM!! Duam ajër të pastër"/ Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mazniku përplaset me Mziun në Komisionin e Reformës Territoriale, deputeti i PD: Po bëni autogol

Mazniku përplaset me Mziun në Komisionin e Reformës Territoriale, deputeti i PD: Po bëni autogol

February 16, 2026
Me 66 vota pro, miratohet projektligji për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës

Me 66 vota pro, miratohet projektligji për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës

February 16, 2026
GJKKO pezullon dënimin për shefin e regjimit të brendshëm në burgun e Lushnjës

GJKKO pezullon dënimin për shefin e regjimit të brendshëm në burgun e Lushnjës

February 16, 2026
Paraburgimi si “zgjedhja e parë”: Rikthimi te standardi kushtetues dhe konventor i masave të sigurimit

Paraburgimi si “zgjedhja e parë”: Rikthimi te standardi kushtetues dhe konventor i masave të sigurimit

February 16, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

February 16, 2026
ISHP: Nuk ka shpërthim të fruthit, çdo rast sporadik izolohet

ISHP: Nuk ka shpërthim të fruthit, çdo rast sporadik izolohet

February 16, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Duhet të jesh i verbër ndaj të keqes tonë

February 16, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Drejtësia ndërkombëtare, narrativat gjeopolitike dhe kohezioni shqiptar

February 16, 2026

Në kërkim për kultivim droge, arrestohet 53-vjeçari në Malësi të Madhe

February 16, 2026
Kërkon pezullimin e ministres ‘Diella’ dhe 1 milion euro dëmshpërblim, shtyhet seanca gjyqësore për padinë e aktores Anila Bisha

Kërkon pezullimin e ministres ‘Diella’ dhe 1 milion euro dëmshpërblim, shtyhet seanca gjyqësore për padinë e aktores Anila Bisha

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In