Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me publikimin e videos së projektit të rrugës që do lidhë Gjirokastrën me bregdetin.
Ai ka publikuar pamjet e rrugës Kardhiq-Delvinë, duke komentuar se ky është një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e gjithë zonës.
Sipas kreut të qeverisë, kjo rrugë siguron lidhjen shumë më të shpejtë të Gjirokastrës me bregdetin.
Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES 😃
dhe me këto pamje të rrugës Kardhiq – Delvinë, një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës, që siguron lidhjen shumë më shpejtë të Gjirokastrës me bregdetin duke evituar Qafën e Muzinës për të vijuar përmes Nivicës, ju uroj një javë të mbarë
/a.m.