Pamjet satelitore të Kanalit të Suezit/ Qindra anije në pritje, ekspertët: Bota drejt një katastrofe ekonomike (FOTO)

3 49

mazhet satelitore tregojnë pasojat e shkaktuara nga bllokimi i anijes gjigante të mallrave në Kanalin e Suezit.

Agjencia Evropiane Hapësinore ka ndarë imazhet satelitore, ku shihen qindra anije të bllokuara në Gjirin e Suezit, duke pritur të kalojnë.

Radhët e gjata të anijeve të transportit të mallrave, janë krijuar pas bllokimit të Kanalit të Suezit, nga anija Ever Given, që është 400 metra e gjatë dhe 60 metra e gjerë.

Me kalimin e ditëve radhët e anijeve sa vijnë e po shtohen, ndërsa ky bllokim mund të rrezikojë botën në një katastrofe ekonomike. Copernicus Sentinel 1 ka arritur të shkrep imazhet nga hapësira që tregojnë qartë pasojat e bllokimit të kanalit.

Sipas ekspertëve të ekonomisë, një ditë bllokim të kanalit, kushton në nivel global plot 10 miliardë dollarë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com