Nexhmije Hoxha, gruaja e diktatorit Enver Hoxha ndërroi jetë dje në moshën 99-vjeçare në shtëpinë e saj në Laprakë.
Ndërkaq ne sjellim në vëmendje një video të rrallë të janarit 1997, kur Nexhmija doli nga burgu.
Video e “Associated Press”, tregon teksa Nexhmijen e pret te dera nusja e djalit të saj, Liljana Hoxha.
Në janar të vitit 1992, Nexhmija u arrestua me akuzën e abuzimit të fondeve dhe u dënua me 11 vite burg, por bëri vetëm 5 vjet, pasi përfitoi nga amnistitë e ndryshme dhe nga ndryshimet e Kodit Penal. Nexhmija vuajti dënimin për atë që njihet si gjyqi i ‘kafesë’.
Megjithatë, pavarësisht burgut, Nexhmija duket në gjendje shumë të mirë në këtë video.