Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në Durrës në mesditë.
Aksidenti ka ndodhur në lagjen nr. 14 në Shkozet.
Sipas policisë një motor është përplasur me trafikndarësen dhe drejtuesi i mjetit ka humbur jetën.
Bëhet fjalë për shtetasin Tosi Jaupllari, 50-vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vend./a.m.