Aksidenti tragjik iu mori jetën katër të rinjve në orët e vona të mbrëmjes në Fushë-Prezë.
Pas hetimeve rezultoi se automjeti që drejtohej nga shtetasi Enejdi Laçi, 25 vjeç dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendngjarja.
Si pasojë e përplasjes automjeti është përfshirë nga flakët dhe drejtuesi i automjetit Enejdi Laçi, 25 vjeç dhe tre pasagjerët në mjetin e tij Erildi Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç janë djegur brenda mjetit.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, i cili u largua nga vendngjarja është shoqëruar në komisariat.
VIDEO e siguruar nga Top Channel: