• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pamje të rënda/ Ja si dhunohet gazetari nga pronarja e firmës ricikluese

by A R
10/07/2017 21:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmjen e sotme në Emisionin “Stop” në Televizionin Klan janë transmetuar pamjet e rënda të dhunës që administratorja e kompanisë për dezinfektimin dhe riciklimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore, “Euroteam” Mirela Topulli ka ushtruar ndaj gazetarit Genci Angjellari.

Pas investigimit të rrugës që bënin mbetjet e rrezikshme spitalore dhe derdhjes së tyre në brigjet e lumit Erzen, Inspektoriati i Mjedisit, grupi i policisë dhe OPGJ shkuan në vendngjarje për hetimin e skandalit.

Por edhe pas njoftimit të autoriteteve, mbetjet e rrezikshme “u zhdukën” gradualisht nga vendi, ku u hodhën javën e kaluar.

Gazetari i “Stop” kërkoi shpjegim për krimin mjedisor edhe nga aksionerja dhe administratorja e firmës “Euroteam”, Mirela Topulli. Por kjo e fundit, e gjendur përballë provave të pakundërshtueshme të skandalit, ushtroi dhunë mbi gazetarin Genci Angjellari.

Gazetari: Përshëndetje ju jeni pronarja e kësaj fabrikës?

Mirela Topulli: Nuk kam komente.

Gazetari: Pse, po këto mbetjet që janë djegur, ku i hidhni?

Mirela Topulli: Ju, kush jeni ju?

Gazetari: Jam nga Televizioni Klan, nga emisioni “Stop”.

Mirela Topulli: Gëzohem. Qofsh me shëndet!

Gazetari: A mund të na japësh informacion se ku i hidhni këto mbetje?

Mirela Topulli: Ka mundësi të largohesh pak nga makina?

Gazetari: Për çfarë arsyeje? Mund të na thuash se ku i hidhni këto mbetje zonjë?

Mirela Topulli: Zotëri mund të largohesh pak nga makina?

Gazetari: Po nuk mund të largohem se kjo është një ndotje shume e madhe mjedisore që ndodh.

Mirela Topulli: Çfarë di për ndotjen mjedisore?

Gazetari: Unë çfarë di?

Mirela Topulli: Hë?

Gazetari: Do shkojmë bashkë tani të tregoj unë se ku i keni hedh mbetjet?

Gazetari: Do na ndjekësh nga mbrapa?

Mirela Topulli: Do vij unë…

Gazetari: Hajde… Ktheje makinën…

—-

Mirela Topulli: Ju jeni bajga e shoqërisë shqiptare…

Gazetari: Bajgat i ke hedh atje.

Mirela Topulli: Unë hedh atje?

Gazetari: Kush i hodhi?

Mirela Topulli: Ta tregoj unë se kush i hodhi.

Gazetari: I ke me të filmuara të gjitha, të gjitha. Ja shikoje! Shiko çfarë bën, shikoje!

Mirela Topulli: E di ç’të bëj unë ty? E di ç’të bëj unë ty more qen.

Gazetari: Bravo! Shiko çfarë bën… kjo që do më denonconte në Prokurori. Bravo!

Gazetari Saimir Kodra tha se “i bëj apel shumë të fortë Policisë së Shtetit, e cila e ka shpallur në kërkim, por ajo vazhdon e pi birra nëpër lokalet e Tironës. Prokurorisë së Shtetit Shqiptar, e cila do të fillojë hetimet. Këtë javë do ta trajtojmë deri ditën e fundit këtë histori, dhunën ndaj gazetarit, por me t’u rikthyer në Shtator… sigurisht kjo nuk është presion, as dhunë psikologjike, por do të dëshiroja që në bazë të ligjeve dhe rregullave të shtetit, kjo çështje të mos ketë fundin e shumë çështjeve të tjera të dhunës ndaj gazetarëve apo një sy qorr e një vesh shurdh”./tvklan.al

Next Post
A kualifikohet Shqipëria në Kampionatin Botëror? Për De Biasin është “Po”

Pengu i De Biasit: Refuzimi nga lojtari arbëresh i Milanit Musachio

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pengim i drejtësisë”, nis sot gjykimi në Hagë ndaj Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë

“Pengim i drejtësisë”, nis sot gjykimi në Hagë ndaj Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë

February 27, 2026
Gjashtë ditë nga afati për presidentin e ri, Kosova përballë skenarit të zgjedhjeve

Gjashtë ditë nga afati për presidentin e ri, Kosova përballë skenarit të zgjedhjeve

February 27, 2026
Kina largon 9 zyrtarë ushtarakë para një takimi politik kyç

Kina largon 9 zyrtarë ushtarakë para një takimi politik kyç

February 27, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

February 27, 2026
“Nuk e njihja Epstein!” Hillary Clinton dëshmon mbi 6 orë para panelit të Dhomës së Përfaqësuesve

“Nuk e njihja Epstein!” Hillary Clinton dëshmon mbi 6 orë para panelit të Dhomës së Përfaqësuesve

February 27, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

“Doni apo s’doni ju, Belinda…”, zbulohet mesazhi i Ramës pas dyerve të mbyllura të PS

February 27, 2026
Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In