Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të diele. Në aksin rrugor në autostradën Milot-Mumurras një mjet është përplasur me trafikndarësen dhe është çarë në dysh.
Në makinë ndodhej vetëm drejtuesi i cili është plagosur dhe është dërguar në spitalin e Traumës për mjekim të specializuar. Në njoftimin e policisë thuhet se drejtuesi i mjetit është jashtë rrezikut për jetën por burime për Report Tv bëjnë me dije se ai në gjendje të rëndë.
Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
“Në aksin rrugor Thumanë-Lezhë, në afërsi të një karburanti, mjeti tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin A.B.,23 vjeç , ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierën anësore të rrugës ,ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
/b.h