Këtë të dielë është ndezur pema më e madhe lundruese në botë, në qytetin brazilian të Rio de Janeiro-s. Pema shndërriti qiellin e natës në Rio, pasi është e pajisur me 2, 5 milionë drita dhe ndodhet në ujërat e lagunës së Rodrigo de Freitas.
Kjo pemë gjigande Krishtlindjesh është e lartë 53 metra dhe mban rekordin Guinness për pemën më të madhe lundruese.