Publikohen pamjet e para me dron nga protesta e opozitës. Në dy videot e siguruara nga Java News shihen militantët e mbledhur para Kryeministrisë.
Kujtojmë se liderët e opozitës i kanë thirrur qytetarët të bashkohen në protestë, ku kryefjala kryesore do të jetë largimi i qeverisë dhe krijimi i një qeverie teknike.
Tubimi opozitar do të jetë i njëjtë me 9 tubimet masive të organizuara në 5 muajt e fundit, por kjo është protesta e parë pas zgjedhjeve të 30 qershorit.
Mësohet se porosi kryesore e Bashës për strukturat krahas masivitetit, është shmangia e incidenteve apo konfrontimeve me policinë.