Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Ukrainë, ku një burrë është arrestuar pasi është shfaqur në rrugë me organet gjenitale të babit të tij të varura në qafë, ndërsa në dorë mbante kokën e tij të prerë.
Dëshmitarët e tmerruar tregonin se kishin parë 30-vjeçarin Dmitry Ponomarenko, të dilte nga apartamenti i tij “i mbuluar me gjak dhe me zorrë të varura në qafë” ndërsa kishte nisur të ecte “duke mbajtur një kokë të prerë në dorë”.
Psikopati i zhveshur, më pas ishte ulur në një stol të parkut dhe kishte ndezur një cigare, dëshmoi një nga fqinjët, para se sillej në mënyrë kaotike duke goditur makinat e parkuara me kokën e prerë që mbante në dorë.
Policia po heton rrethanat e krimit makabër, pasi Ponomarenko u kap duke mbajtur kokën e prerë të babait të tij Igor Ponomarenko, në Odessa, në jug të Ukrainës.
“Një burrë i zhveshur e i gjakosur, me zorrë në qafë dhe një kokë të prerë në dorë, u ul në stol dhe ndezi një cigare”, tha rezidenti i pallatit të apartamenteve.
Sipas policisë së Dumskaya, vrasësi më pas kishte hasur oficerët e policisë, të cilëve u kishte deklaruar: “Ky është një zot që nuk duhet adhuruar”, raportonin mediat lokale.
Kur policia bastisi pallatin rezidencial gjeti dy trupa meshkujsh në apartamentin e te dyshuarit.
Trupi pa kokë i 53-vjeçarit Igor Ponomarenko u gjet i shtrirë në krevat.
Ndërsa trupi tjetër, që besohet se i përkiste mikut të familjes Aleksandr Demchenko, 32 vjeç, u gjet në kuzhinë, me bark të hapur e të zbrazur.
I pyetur se përse i kishte vrarë viktimat, Ponomarenko raportohet se u përgjigj “Isha i detyruar”.
Një zëdhënës i policisë tha: “U njoftuam nga rezidentë të shokuar që kishin parë burrin që ecte me kokë të prerë njeriu në dorë”.
Autoritetet kanë hapur një hetim për vrasje të dyfishtë ndaj Ponomarenko, i cili është dërguar në paraburgim.
Vrasësi i dyshuar punonte në Duke Hotel, ku kishte humbur vendin e punës një ditë para masakrës, për konsum drogash dhe sjellje të papërshtatshme, thanë burimet.
Motivet e krimit janë ende duke u hetuar.





g.kosovari











