Kryeministri Edi Rama çel ditën sot duke sjellë në rubrikën “Mirëmëngjes” një pamje të Ujëvarës së Grunasit në Theth.
Në postimin e tij në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama shprehet: “MIRËMËNGJES 😀dhe ju uroj një të dielë të qetë me këtë pamje fantastike të Ujëvarës së Grunasit në Theth, një monumentnatyre i mbrojtur dhe ndër bukuritë më të veçanta të alpeve shqiptare 🌹”.
Ujëvara e Grunasit ndodhet në shpatin perëndimor të luginës së Thethit në Alpet Shqiptare, qe nis në rrëzën perëndimore të majës së Boshit.
Ujëvara e Grunasit me mjedisin e saj, përbën një nga dukuritë e rralla të Alpeve Shqiptare dhe prandaj është një pikë e rëndësishme turistike dhe monument natyre.
Kryeministri Rama gjatë sezonit turistik ka promovuar në rubriken e tij “Mirëmëngjes” resurset natyrore të Shqipërisë së virgjer turistike. /b.d