Selaniku dhe Kalkidiki po ndjejnë barrën e fenomeneve të rënda të motit në orët e fundit, pasi trafiku është ndërprerë plotësisht ndërsa ujërat kanë përmbytur shumë zona. Qarkullimi është ndërprerë në pesë pika, ndërsa rruga nacionale Selanik-Kavala në lartësinë e Retinës është gjithashtu e mbyllur.
Në të njëjtën kohë, lumi Anthemountas është tejmbushur, duke çuar në përmbytjen e aeroportit të Pereas, ndërsa ka bllokime të trafikut.
Reshjet e shumta të shiut gjithashtu ndërprenë shërbimet e transportit publik, por fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës nuk u prekën. Shkollat pothuajse në te gjithë Greqinë Veriore u mbyllen sot.
Deri më tani nga moti i keq në vendin fqinj ka humbur jetën një i moshuar makina e të cilit u rrëmbye nga uji. Ndërkohë që Korfuzi ka shpallur edhe gjendjen e emergjencës.
g.kosovari