• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Palombarët kontrollojnë tabanin e liqenit të Shkopetit, nuk ka makina të tjera

by Aalison Pearse Stevens
13/07/2016 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Palombarët që shërbejnë në forcat RENEA kanë deklaruar se në liqenin e Shkopetit, aty ku u nxorën tri makina, nuk ka mjete të tjera. Sipas tyre, mjeti që pa një peshkatar i zonës të binte në ujë më 5 korrik, duhet të jetë njëri nga automjetet e nxjerra në fundjavën e kaluar.

Burime pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat patën deklaruar se të hënën do të rifillonin kërkimet për të kontrolluar në thellësi të liqenit për makinën që u bë shkas për të gjetur disa të tilla në Shkopet.

Por burime pranë Drejtorisë së Policisë Qarkut Dibër pohuan dje se nuk do të ketë kërkime të tjera në liqenin e Shkopetit, pasi misioni i palombarëve është mbyllur javën e kaluar, me nxjerrjen nga thellësitë e ujit i 3 makinave tip “Benz”. Banorë të zonës së Ulzës këmbëngulin se një “Benz” me ngjyrë të kuqe ka rënë në liqen dhe se pjesë të makinës janë gjetur në brigjet e tij.

Pohimet kontradiktore të institucioneve shtetërore tregojnë se çështja e makinave të hedhur në liqenin e Shkopetit fsheh mistere dhe se hetimet duhet të thellohen. Në fakt, mjetet e gjetura në thellësi të liqenit të Shkopetit nuk korrespondojnë me targat që Policia zbuloi në breg të liqenit.

Një peshkatar i Ulzës i tha Policisë se kishte konstatuar gjurmë të “rrëshqitjes” së një makine nga rruga nacionale Burrel-Milot, në vendin e quajtur Vabli. Në brigjet e liqenit u gjetën targat e mjetit AA 969 ND, të raportuara të vjedhura nga një qytetar i Lushnjës, si dhe pjesë të tjera të makinës.

Kërkimet për katër ditë mundësuan nxjerrjen e tri makinave të tjera, por jo atë që u fundos e fundit. “Benz”- at me targa AB 220 T, AA 587 CP dhe FF 562 u nxorën nga thellësitë e liqenit të Ulzës dhe u dërguan në mjediset e Komisariatit të Policisë Mat. Në dy raste rezulton se makinat ishin të vjedhura në Karbunarë dhe Kolonjë të Lushnjës në fillim të këtij viti.

Panorama/d.i.

 

Next Post

Bandë narkotrafiku, arrestohen 9 shqiptarë në Athinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nathalie Clayer\ Si u ngrit shteti i brishtë shqiptar në shekullin XX!?

Nathalie Clayer\ Si u ngrit shteti i brishtë shqiptar në shekullin XX!?

January 17, 2026
Nga Presidenti Trump tek ish-kryeministri Tony Blair e Sekretari Rubio/ Kush janë emrat e Bordit të Paqes për Gazën

Nga Presidenti Trump tek ish-kryeministri Tony Blair e Sekretari Rubio/ Kush janë emrat e Bordit të Paqes për Gazën

January 17, 2026
Drejtorët e burgjeve zgjidhen pa garë dhe kritere specifike/ Emërimi i tyre, njëlloj si nëpunësit e administratës publike

Drejtorët e burgjeve zgjidhen pa garë dhe kritere specifike/ Emërimi i tyre, njëlloj si nëpunësit e administratës publike

January 17, 2026
‘Foltorja’ në Laprakë, Berisha: Në këto 13 vite të qeverisë Rama, djersa dhe mundi i shqiptarëve është vjedhur

‘Foltorja’ në Laprakë, Berisha: Në këto 13 vite të qeverisë Rama, djersa dhe mundi i shqiptarëve është vjedhur

January 17, 2026
Dëmtim i frikshëm në Premier League, mbrojtësi i Tottenham lë fushën me maskë oksigjeni

Dëmtim i frikshëm në Premier League, mbrojtësi i Tottenham lë fushën me maskë oksigjeni

January 17, 2026
Berisha “tradhtohet” nga një tjetër aleat, Jenisheri i bashkohet protestës së Lapajt

Berisha “tradhtohet” nga një tjetër aleat, Jenisheri i bashkohet protestës së Lapajt

January 17, 2026
Albini mund të ndjehet i dorëzuar, por Kosova duhet të ndjehet e fituar

Përse opozitarët duhet të urojnë Edi Ramën për ftesën e Trumpit?

January 17, 2026
“U tremba mos më sulmonte dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba mos më sulmonte dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

January 17, 2026
Censusi i shpendëve të ujit/ Specialistët nisin numërimin në Vlorë dhe Prespë, shihen specie të rralla

Censusi i shpendëve të ujit/ Specialistët nisin numërimin në Vlorë dhe Prespë, shihen specie të rralla

January 17, 2026
Hyri ilegalisht në Itali dhe qarkullonte me “Mercedes C-Class”, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

Hyri ilegalisht në Itali dhe qarkullonte me “Mercedes C-Class”, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In