• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paloka: Rama është legen! Atij s’ia mban t’na dalë para në protesta (si Berisha në 21 Janar)

by A R
27/09/2024 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka i ftuar në ‘Kafe Shqeto’ duke diskutuar dënimin politik të deputetit të PD-së, Ervin Salianji u shpreh se, me Edi Ramën nuk ka rrugë tjetër përveç përballjes dhe forca.

Sipas Palokës, Edi Rama njeh vetëm këtë gjuhë. Ai tha në SYRI TV, se Rama është një burracak që ka frikë të përballet në kushte të barabarta me opozitën. Si Sali Berisha pershembull ne 21 janar 2011 qe protestuesve u doli para me arme dhe vrau 4 prej tyre.

Nuk ka rrugë tjetër me Ramën, vetëm forca, përballja, përplasja, të gjitha format jo demokratike. Nuk përmbyset një diktaturë me forma demokratike.

Kemi bërë protesta të mëdha, në parlament, jashtë parlamentit, një diktator nuk rrëzohet me forma të tilla.

Detyrimisht, nëse duam ta ndryshojmë këtë situatë, realitet, ne duhet të gjejmë rrugët që na çojnë aty. Kemi marrë një vendim mbrëmë si kryesi për të filluar protestat që sigurisht i kishim të planifikuara, por në një etapë më të vonë, por ky akt e nxitoi.

Kemi caktuar një datë fillimi që është data 6 tetor dhe nuk kemi çfarë presim më.

Ne ose do të përballemi me të gjitha format, ose përndryshe nuk kemi të ardhme. Dua ta përsëris, se e kam thënë, nuk është betejë e opozitës, nuk është betejë e PD-së, nuk është për Sali Berishën dhe u vërtetua se ky nuk e kishte thjeshtë me Sali Berishën, por ky po tregon se e ka me opozitën.

Kemi një kryeministër frikacak dhe burracak, i cili nuk guxon të përballet me opozitën dhe të gjitha këto janë pasoja. Ai do të vazhdojë, do të fitoj si në ’97. Ai është një legen që nuk guxon të dale përballë si i barabartë, sepse e di që nuk i del, e di se si mund të dalë në një përballje edhe në këto kushte që jemi. E di që nuk mund të dalë në një përballje të barabartë, sepse është një frikacak, një legen, një burracak që kurrë në jetën e tij nuk ka guxuar të përballet në asnjë formë, dhe kur them në jetën e tij, e them jo vetëm në jetën politike.

Të gjitha këto vetëm do të përkeqësohen, nuk pret gjë të mirë nga ky.

Ashtu siç i ndodhi Salianjit dje, mund të na ndodhë të gjithëve. Është dënuar pa ligj, nuk ekziston kallëzimi i rremë publik’, tha gjatë bisedës në ‘Kafe Shqeto’ deputeti i PD-së, Edi Paloka.

/a.r

Next Post
Prokuroria dërgon me urgjencë shkresën në Kuvend, Salianji reagon në prag të arrestimit: S’ma mbyllin dot gojën mua…

Prokuroria dërgon me urgjencë shkresën në Kuvend, Salianji reagon në prag të arrestimit: S'ma mbyllin dot gojën mua...

Comments 1

  1. Ypupop says:
    2 years ago

    Duke bere te fortin e duke i dhene gojes funksionin e b*thes, kujtojne keta maskarenj e bandit se do trembin shqiptaret! Harrojeni, e ardhmja juaj eshte tretja e harrimi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘S’do jetë e lehtë’/ De Biasi “spiunon” Shqipërinë në Itali: Tifozët dhe mesi i fushës ndihmojnë kuqezinjtë…!

“Gati t’i rikthehem aventurës sime me Shqipërinë”, Gianni De Biasi do që të jetë sërish trajner i kombëtares shqiptare

April 1, 2026
Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

April 1, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë SHBA dhe Shqipërinë”, ambasada amerikane jep alarmin

April 1, 2026
A mund ta tërheqë presidenti Donald Trump SHBA-në nga NATO?

A mund ta tërheqë presidenti Donald Trump SHBA-në nga NATO?

April 1, 2026
“Mund të më përjashtosh nga gara, por kurrë nga demokratët”, Alesia Balliu sfidon Berishën gjatë një takimi në Elbasan

“Mund të më përjashtosh nga gara, por kurrë nga demokratët”, Alesia Balliu sfidon Berishën gjatë një takimi në Elbasan

April 1, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Përgojuesi

April 1, 2026
Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

April 1, 2026
Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

April 1, 2026
Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

April 1, 2026
Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In