Ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka, ka reaguar pas letrës së pestë që kryeministri Edi Rama i ka drejtuar kreut të PD-së Lulzim Basha.
Në një postim në rrjetet sociale duket se Paloka indirekt ka kërcënuar kryeministrin Rama ndërsa i ka publikuar një foto të disa viteve më parë ku ky i fundit pretendohet se ishte i dhunuar.
Paloka shkruan në rrjetet sociale se “thonë që nga këto letrat i çonte dikur, dikujt … Pastaj, një ditë të bukur u hasën ballë për ballë me njëri -tjetrin në rrugë…”











