• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paloka: Prokuroria të hetojë Ramën për krimin federal

by Aalison Pearse Stevens
06/07/2016 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një deklaratë për mediet nga selia e PD-së, kreu i grupit parlamentar Edi Paloka i ka kërkuar prokurorisë të hetojë e pandikuar nga presionet raportet e medieve më prestigjioze të botës, të cilat flasin për një krim federal të kryer nga kryeministri Edi Rama, duke iu referuar fotos së tij me Presidentin Barack Obama në vitin 2012.

Paloka është shprehur se Rama nuk mund ta kalojë këtë krim duke sulmuar opozitën, pasi këtë raportim e kanë bërë medie prestigjioze ndërkombëtare dhe në SHBA janë nisur hetimet nga Byroja Federale e Hetimit.

“Kur skandalin e 80 mijë dollarëve për një foto me Obamën e pasqyroi “Reuters” dhe “Zëri i Amerikës”, Rama tha se janë media të paguara nga Partia Demokratike. Sot listës së medieve botërore të blera nga opozita, që shkruajnë për skandalin 80 mijë dollarësh të Ramës për një foto me Obamën, i janë shtuar dhe “Washington Post”, “Associated Press”, “Daily Mail” dhe ‘The Guardian’”, u shpreh Paloka.

“Një njeri i korruptuar si Edi Rama, i cili bleu me 80 mijë dollarë një foto me Obamën, mendon se çdo gjë është në shitje e çdo gjë mund të blihet. Por krimi është shumë i rëndë, është krim federal, dhe është kryer në Amerikë, ku Edi Rama nuk i bën dot shantazhe kriminale drejtësisë. Ai ka zgjedhur të mos japë asnjë shpjegim, të heshtë dhe të reagojë me zyrën e propagandës, duke sulmuar mediet ndërkombëtare. Kjo është zgjedhja e një fajtori, e një njeriu të kapur në krim”, vijoi më tej Paloka.

Sipas Palokës, përveç hetimit që po bën FBI-ja, është e qartë se Rama ka konsumuar 3 vepra penale edhe sipas ligjeve shqiptare, që janë “ndikimi i paligjshëm”, “mosdeklarimi i pasurisë” dhe “pastrimi i parave”, vepra për të cilët ai duhet të përgjigjet para drejtësisë shqiptare.

“Kallëzimi penal është dorëzuar tashmë dhe ne i kërkojmë Prokurorisë të hetojë me seriozitet dhe e pandikuar nga sulmet e presionet e Edi Ramës”, përfundoi deklaratën e tij kreu i grupit parlamentar të PD-së.

ma.me

Next Post

PD heq dorë përfundimisht nga “vendet e rezervuara”, zbardhen propozimet e reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

January 13, 2026
Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

January 13, 2026
VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

January 13, 2026
Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

January 13, 2026
E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

January 13, 2026
“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

January 13, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit

January 13, 2026
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

January 13, 2026
Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

January 13, 2026
Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In