• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paloka për Reformën Zgjedhore: Propozimet e qeverisë do vijnë në tryezë nga Basha

by Java News
09/02/2024 15:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka në një lidhje skype në rubrikën “Opinion” në News24, ka deklaruar se djegia e Rregullores së Kuvendit, ishte një akt simbolik, pasi në të vërtetë mazhoranca qeverisëse i ka “vënë zjarrin” Kushtetutës dhe Rregullores. Ai shtoi se opozita tashmë nuk e ka mekanizmin e vetëm kontrollues ndaj mazhorancës, që ishin komisionet.

“I kanë djegur me kohë Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit. Ai i imi ishte akt simbolik. OPoiztës i janë hequr të drejtat për të kontrolluar qeverinë. Komisionet janë mënyra konrete që opozita ka në dorë për të kontrolluar mazhorancën”, tha ai. Paloka foli edhe në lidhje me komisionet hetimore.

“Është lënë në dorë të mazhorancës të vendosë për ngritjen e komisioneve hetimore, që më parë e kishte pakica. Rama e ka thënë me arrogancë se nuk do të lejojë krijimin e tyre.
Komisionet janë eliminuar.

Vendimet e Kushtetueses kanë shkuar në favor të qeverisë. Një tjetër e vërtetë që e deklaroi kryetarja e Kushtetueses është se edhe vendimet që nuk i kanë konvenuar nuk i ka zbatuar, siç është vendimi për mandatin e Olta Xhaçkës”, tha ai.

I pyetur nga moderatorja Ola Bruko në lidhje me faktin nëse ndjehen apo jo përgjegjës për faktin se kalimi i ligjeve të rëndësishme në Kuvend po bëhet në mënyrë kaotike, Paloka tha se opozita kurrë nuk është dëgjuar në Parlament, edhe nëse nuk do të ishte një situatë e tillë e tensionuar.

“Do ndjehesha fajtor nëse do na shkelnin me këmbë dhe nuk do të reagonim. Sa për ligjet, ka ndodhur ndonjëherë që të dëgjohet edhe një herë të vetmet edhe një vërejtje më banale e opozitës në Parlament. Kemi diskutuar 2 ditë e 2 netë për buxhetin dhe asnjë amendament nuk u mor parasysh”, tha ai.

Paloka shtoi se edhe sa i përket reformës Zgjedhore, propozimet të cilat do t’i nteresojnë kryeministrit Edi Rama do të prezantohen nga kreu i PD Lulzim Basha dhe do të shiten si propozime të pranuara nga opozita.

“Reforma zgjedhore, propozimet që i leverdisin Ramës do propozohen nga Basha dhe do të quhen si propozime të cilat i janë pranuar nga opozita. Basha nuk është opozitë. Edhe orarin se kur hynë në Kuvend dje ua caktoi Taulant Balla”, deklaroi Paloka.

/f.s

 

Next Post
Rikthehen Ruçi e Dokle/ Socialistët “ndezin motorët” elektoralë për zgjedhjet e vitit 2025

Rikthehen Ruçi e Dokle/ Socialistët “ndezin motorët” elektoralë për zgjedhjet e vitit 2025

Comments 2

  1. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Ju komunistat e spiunte e monsters se vicidolit,bashke me k/hajdutin edvin karapushtin jeni kundra reformes zgjedhore.Ju nuke ju intresojne listat e hapur,e votimin e shqiptarve jashte vendit,ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2025.Te tjerat jane mashtrimet tuaja,qe jane perdorur qe nga viti 1992 e deri me sote, ne vtin 2024.O ndytsira,antishqiptare,kriminele,ju jeni te urryerit e popullit,pamvarsishte se skane cfare te bejne sot per sot.Viti 2025 do te jete viti vendimtare per popullin e KOMBIN tone,ju do merrni ate qe meritoni.

    Reply
  2. Leka says:
    2 years ago

    Palok je deputet prej vitesh ,lene politiken e Sales dhe Mulit por jep per opinionin publik propoximin tand . Nuk je Muli dhe Gaxi por ke mjohje tjeter me politiken ,plus dhe je cun tirine qe di ma teoer

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë

February 21, 2026
I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

February 21, 2026
“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

February 21, 2026
VIDEO / Protesta e opozitës, Policia: U arrestuan 18 persona, sekuestruam 25 molotovë të pashpërthyer! Procedohet Balliu

VIDEO / Protesta e opozitës, Policia: U arrestuan 18 persona, sekuestruam 25 molotovë të pashpërthyer! Procedohet Balliu

February 21, 2026
Dëmtimi i rrugës Librazhd-Pogradec, ndalohet kalimi i autobusëve dhe mjeteve të rënda

Dëmtimi i rrugës Librazhd-Pogradec, ndalohet kalimi i autobusëve dhe mjeteve të rënda

February 21, 2026
Vendimi kundër tarifave të Trump, Wall Street “merr frymë” lirisht dhe shënon rritje

Vendimi kundër tarifave të Trump, Wall Street “merr frymë” lirisht dhe shënon rritje

February 21, 2026
Tensionet me Iranin, evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Tensionet me Iranin, evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

February 21, 2026
Gjendet i vrarë në parcelën e një toke një 25-vjeçar shqiptar në Itali

Gjendet i vrarë në parcelën e një toke një 25-vjeçar shqiptar në Itali

February 21, 2026
Paraja jashtë bankave u rrit në mbi 409 miliardë në korrik, rekord këtë vit në Shqipëri

Gjithçka që duhet të dini për deklarimin e të ardhurave

February 21, 2026
Emri i tij u propozua nga krimi, apo…? Akuzohet për lidhje me bandat, Jurgis Çyrbja dëshmon nesër për herë të parë në SPAK

Lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In