• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paloka: PD ka ngritur struktura mbrojtëse për të mbrojtur çdo votë në Dibër

by Aalison Pearse Stevens
06/09/2016 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, njëherazi kreu i grupit të saj parlamentar, akuzon mazhorancën se po përdor pushtetin për të vjedhur votat në Dibër. Paloka shpjegon për “Gazeta Shqiptare” se PD-ja do të mbrojë çdo votë të saj dhe se strukturat mbrojtëse të ngritura në Dibër po evidentojnë çdo akt kriminal, siç e cilësoi. Në këto kushte, Paloka thotë se PD-ja do të njohë çdo rezultat të 11 shtatorit që del vetëm nga vota e lirë dhe e ndershme. Ndërkohë KQZ-së i kujton se, asnjëra nga akuzat që bën PD-ja, në rastin konkret për kandidatin e PS-së, Muharrem Rama nuk janë pa bazë faktike. Angazhimin e Besnik Mustafajt në fushatën zgjedhore të Dibrës, Edi Paloka nuk e sheh si rikthim të tij në PD. Sipas tij, “Besnik Mustafaj nuk është larguar kurrë nga Partia Demokratike. Angazhimin e tij në fushatën e Dibrës besoj që ai e shpjegoi vetë. Siç u shpreh ai, sheh një ringjallje të shpresës te PD-ja dhe z.Basha, dhe Dibra është sinjali i parë për gjithë shqiptarët që kërkojnë rikthim të shpresës, punës dhe dinjitetit. Besniku është dhe dhëndër Dibre”, – sqaron Paloka për “GSH”.

Z.Paloka, ju drejtoni fushatën elektorale të kandidatit të PD-së për kryetar të Bashkisë së Dibrës, Sherefedin Shehu; si po ecën dhe si po ndikoni te dibranët që ata të votojnë djathtas më 11 shtator?

Fushata e Sherefedin Shehut mendoj që ka ecur në parametrat e një fushate qytetare, me kontakte direkte me banorët e Dibrës për t’u njohur me problemet e tyre dhe me parashtrimin e një alternative të mirëstudiuar për zgjidhjen e këtyre problemeve. Mendoj që profesionalizmi dhe përvoja e z.Shehu në menaxhim dhe administrim, si një nga avantazhet kryesore ndaj rivalit të tij, janë evidentuar qartazi edhe në fushatë. Problemet e Bashkisë së Dibrës janë aq të shumta, sa realisht kanë nevojë për një “doktor”, por për një Doktor shkencash, profesionist e me përvojë në administrim si Sherefedin Shehu. Ndërkohë dibranët kanë nevojë dhe për Muharremin, të bëjë atë punë që di të bëjë më së miri në spital, se edhe fëmijët meshkuj që lindin në Dibër janë të shumtë. Duke marrë shkas nga kjo, do i drejtohesha edhe atij dhe fushatës që po i bën “Rilindja”. Besoj që doktor Rremi e di që, në emër të mandatit të tij po kërcënohen të vobektit me ndihmën ekonomike dhe të sëmurët me heqjen e pensionit të invaliditetit.

Cila është problematika e hasur deri tani?

Një pjesë e drejtuesve të administratës dhe Policisë së Shtetit janë angazhuar direkt në krime elektorale, si kërcënimet, shantazhet dhe blerja e votës. Krime për të cilat Kodi parashikon dënime të rënda me burg e për të cilat ne kemi bërë një kallëzim në prokurori, por që të jetë i bindur kushdo se nuk do t’i ndahemi derisa përgjegjësit të shkojnë atje ku duhet. Ne kemi në dorë denoncime të qytetarëve dhe po vazhdojmë të vëzhgojmë dhe elementë të tjerë kriminalë të angazhuar në këto krime. Një element tjetër që ne e kemi në vëmendje është përfshirja direkt e krimit të organizuar nën sigla partish të vogla, e që në fakt kanë kontrollin mbi kandidatin e “Rilindjes”.

A besoni se skandali i ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili e afron më shumë Sherefedin Shehun me postin e kreut të ri të Bashkisë së Peshkopisë?

Unë mendoj që skandalet, korrupsioni, babëzia, krimi dhe çdo e keqe që u vjen shqiptarëve nga qeveria “Rama”, afrojnë Sherefedinin dhe PD-në me interesat e shqiptarëve. Interesa që mund të realizohen vetëm me largimin e Ramës nga pushteti.

Si do t’i mbrojë PD-ja votat e 11 shtatorit në Dibër?

Partia Demokratike, po dhe qytetarët e Dibrës, janë të vendosur në ruajtjen e dinjitetit dhe votës së tyre. Sidoqoftë, ne kemi të angazhuara struktura që evidentojnë çdo akt kriminal që cenon votën e lirë, struktura që bashkë me deputetët e opozitës do të jenë të angazhuara derisa çdo votë të numërohet.

Përse premtimi i parë dhe kryesor i PD-së dhe PS-së është pikërisht “Rruga e Arbrit”?

“Rruga e Arbrit” ka një interes dhe vlerë të madhe për dibranët, sepse e afron Dibrën ndjeshëm me Tiranën dhe qendrat e tjera. Me pak fjalë, “Rruga e Arbrit” do të thotë zhvillim për dibranët. Aktualisht rruga deri në Peshkopi është rruga më e keqe dhe më e lodhshme në gjithë vendin. “Rruga e Arbrit” ka qenë premtim i hershëm i PD-së, por që duhet ta pranojmë se, ndryshe nga premtime të tjera, nuk arriti të përfundojë. Megjithatë, edhe në këtë pikë ne jemi shumë larg nga kundërshtari. PDja e projektoi, e nisi dhe po e çonte përpara “Rrugën e Arbrit”. Ndërkohë, nga ardhja e Ramës në pushtet, asnjë metër më tej nuk ka lëvizur rruga, dhe ai gjen guximin edhe të tallet në mes të Peshkopisë me këtë. ‘Kemi tre vjet që negociojmë me kinezet’ – tha. Çfarë negocion? Përqindjen e vet? Po nuk është vetëm “Rruga e Arbrit” që nuk është investuar. Asnjë qindarkë nuk ka dhënë Rama për Dibrën, madje edhe kur bashkia drejtohej prej përfaqësuesit te tij. E këtë dibranët e dinë mirë. Rama dhe oligarkët e tij i hedhin sytë nga Dibra vetëm kur kanë për të vjedhur. Hidrocentrali i Skavicës apo dhe projekti i Katundit të Ri, megjithëse janë kundër interesit të dibranëve, po kërkohen me ngulm nga Rama e Gjiknuri sepse mbushin xhepat e tyre. Ndërkohë, për Dibrën kjo do ishte katastrofë, sepse do sillte përmbytjen e pjesës më të madhe të Dibrës dhe shpërngulje masive të banorëve të saj që do ktheheshin në refugjatë brenda vendit të tyre. Prandaj Dibra është më mirë pa Ramën, dhe Shqipëria më mirë pa Ramën.

PD-ja e ka akuzuar z.Muharrem Rama si një person me precedent penal, por a ka të drejtë kryetarja e KQZ-së, Lefterie Lleshi, kur thotë se ai rezulton i pastër pas verifikimeve ligjore pasi ka plotësuar formularin e dekriminalizimit?

Asnjë nga akuzat që bëjmë ne, në rastin konkret as për kandidatin e PS-së, nuk janë pa bazë faktike. KQZ-ja ka detyrimin që të kërkojë verifikimin e tyre nga institucionet përkatëse dhe asnjë kompetencë tjetër. Sidoqoftë, si dhe në shumë raste të tjera që lidhen me ligjin për dekriminalizimin, edhe në këtë rast ne do faktojmë të vërtetën. Kush plotëson formularin dhe fsheh të vërteta, mban përgjegjësi penale, edhe kur – si Roshi i Kavajës – bën sikur ka harruar.

A do të njohë PD-ja çdo rezultat që do të dalë nga zgjedhjet e 11 shtatorit, qoftë dhe humbëse?

Sigurisht që Partia Demokratike do njohë çdo rezultat që vjen nga zgjedhje të lira dhe të ndershme, e që në këtë moment që flasim është të paktën dy mijë e më shumë vota për kandidatin e saj, Sherefedin Shehu.

Si e konsideroni rikthimin e Besnik Mustafajt në PD pas shumë vitesh distancë, ndërkohë që rikthimi nis pikërisht me mbështetjen ndaj kandidatit Sherefedin Shehu?

Besnik Mustafaj nuk është larguar kurrë nga Partia Demokratike. Angazhimin e tij në fushatën e Dibrës besoj që ai e shpjegoi vetë. Siç u shpreh ai, sheh një ringjallje të shpresës te PD-ja dhe z.Basha, dhe Dibra është sinjali i parë për gjithë shqiptarët që kërkojnë rikthim të shpresës, punës dhe dinjitetit. Besniku është dhe dhëndër Dibre.

BW/d.i.

 

Next Post
Shkodranët hakmerren ndaj kryeministrit, “Rama larg duart nga Shkodra”

Shkodranët hakmerren ndaj kryeministrit, “Rama larg duart nga Shkodra”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In