• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paloka: Ja emrat e trafikantëve dhe parcelat e drogës në Shqipëri

by A R
11/08/2016 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demomkratike ka përforcuar sërish sot akuzat ndaj qeverisë dhe policisë për lidhje me biznesin kriminal të mbjelljes së kanabisit në vend.

Kemi sot të dhëna të reja për hartën e drogës, ndërthurjen e interesave, dhe mënyrën se si menaxhohet ajo nga njerëzit e Edi Ramës. Informacione që vijnë nga shërbimet partnere dhe shërbimet inteligjente të vendit.

Kreu i grupit parlamentar, Edi Paloka, tha se Kryeministri vazhdon të heshtë edhe pse të gjithë sipas tij e dinë se ai është në krye të këtij biznesi.

Paloka denoncoi se uji i Selitës po përdoret për ujitjen e arave me kanabis.

Deklaratë e nënkryetarit të PD, Edi Paloka

Megjithë faktet tronditëse për përfshirjen e drejtuesve të tij në Policinë e Shtetit, në mbjelljen, rritjen, ruajtjen dhe trafikimin e drogës në gjithë vendin, Edi Rama hesht.

Hesht sepse i madh e i vogël e dinë se ai gjendet në krye të këtij biznesi kriminal, në krye të skemës së 30 përqindëshit për cdo rrënjë kanabis.

Kemi sot të dhëna të reja për hartën e drogës, ndërthurjen e interesave, dhe mënyrën se si menaxhohet ajo nga njerëzit e Edi Ramës. Informacione që vijnë nga shërbimet partnere dhe shërbimet inteligjente të vendit.

Ish-shefi i Komisariatit Nr.4 në Tiranë, Fatmir Lleshi është transferuar drejtor në Berat, ku të dhënat tregojnë se ky qark ka numrin më të madh të rrënjëve të kanabisit në gjithë vendin.

Të dhënat flasin se drejtori i SHISH në këtë zonë, është paguar më 270 mijë euro që të mos raportojë parcelat me drogë.

Dritan Lena, që me Edi Ramën u bë drejtor i policisë së Qarkut Lezhë, u hetua nga shërbimi i kontrollit të brendshëm, kur ishte shef i krimeve tek komisariati katër, dhe rezultoi se kishte marrë shuma parash nga një grup trafikantësh të drogës që kishin tre parcela hashashi në zonën e Zall Bastarrit.

Në Tiranë është mbuluar me kanabis e “Çara e Selitës”, përballë “Qaf Mollës” – “Mali Dajt”. Pranë varrezave të Shish-Tufinës është hapur sipërfaqe me 60 dynymë për drogë, ku janë prerë pishat e larta. Merret dhe uji i pishëm i Selitës për të vaditur kanabisin. Fshatarët janë mashtruar dhe trafikantët kanë ngritur stalla gjoja për blegtori, po në fakt mbi 60 punëtorë merren me bimët narkotike. Raportohen 150 mijë deri në 200 mijë rrënjë.

Në liqenin e “Kollogjesht” – “mali Dajt” – në kufi me Elbasanin dhe Librazhdin, janë liruar zona të mëdhaja me fadroma, për kanabis. Ruhen me njerëz të armatosur.

Ne “Zallbastar” dhe “Zgurë”, Alban Ahmetaj, ish-drejtor i forcave operacionale, ka në zotërim parcela të tëra që ruhen nga një ish agjent krimesh, Hysni Mancaku.

Në Ersekë, ka mbi 80.000 rrënjë të mbjella në zonat Starje, Rehove dhe Leskovik. Shefi Komisaritit Erseke, Robert Ibraimi, shefi Komisariatit Devoll, Erjon Birce, shefi Komisaritit Maliq Arian Hoxha, drejtori i Kufirit Korçë, Dashamir Spaho, të gjithë në shërbim të drogës me në krye Drejtorin e Policisë, Ajet Zyberi.

Në zonën e Selcës në Tepelenë, janë mbjellë sasi të mëdha me kanabis. Përgjatë grykës së lumit Vjosë, prej gati 3 muajsh ulen avionë të vegjël dhe ngarkohen me drogë.

Fshati Bubës 1 – Përmet, Bubës 2- Këlcyrë – Ballaban, janë mbuluar me kanabis. Në Kolonjë, në fshatin Piskal, janë mbjellë sasi të mëdha droge.

Specialisti i SHKB-se Robert Haskaj, administron sipërfaqe të tëra me lëndë narkotike në fshatin Amonic. Robert Haskaj ka mbrojtjen e Drejtorit të SHÇBA, Arben Skendo.

Kështu ka përfunduar Shqipëria, e zhytur në drogë.Edi Rama ka braktisur qeverisjen dhe interesat e qytetarëve.Ai është në detyrë me krimin dhe për krimin.Por droga dhe bandat e trafikantëve të Edi Ramës që kanë rrethuar cdo fshat e cdo qytet, nuk janë zgjedhja e shqiptarëve.Shqiptarët nuk e duan këtë sundim mafioz, dhe do ta rrëzojnë shumë shpejt.
Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.

Next Post

Argjentina eliminohet nga Lojërat Olimpike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve

April 13, 2026
“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

April 13, 2026
Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

April 13, 2026
“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

April 13, 2026
Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

April 13, 2026
“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

April 13, 2026
Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

April 13, 2026
Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

April 13, 2026
Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

April 13, 2026
DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In