Çështja e CEZ ka sjellë debate mes të djathtëve dhe të majtëve në Komisionin e Integrimit, teksa kreu i Grupit të PD, Paloka kërkoi shpjegime nga ministrja e Integrimit, Gjosha pas deklaratave të kreut të Sekretariatit të Komunitetit Evropian të Energjisë, Janez Kopac për veton e Çekisë.
“Kopac tha se Çekia vuri veton për statusin. Ministrja e Integrimit të vijë të japë shpjegime” tha Paloka.
Ndërsa nën kryetari i Komisionit, Balla iu përgjigj se çështja po hetohet nga Prokuroria shqiptare.









