• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paloka: Gara në PD do jetë transparente, ja pse Patozi nuk u pranua në garë

by A R
03/07/2017 22:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj force për mediat, duke sqaruar gjithë çfarë ndodhi në mbledhje ku ka patur dhe mungesë qetësie, që nga rrëzimi i kërkesës së grupit anti Basha deri tek ‘tërheqja’ e Patozit. Lidhur me reagimet dhe kundërshtimet nga anëtarët e Kryesisë, Paloka tha se mungesa e unanimitetit është demokraci.

“Mungesa e unanimitetit do të thotë demokraci. Po të ishim unanimë do ishte diktaturë. Në 2013 nuk është ndjekur procedura që u kërkua me këmbëngulje që u realizua këtë herë, të tilla ishin kushtet. Nuk është bërë ndonjë debat në kryesi si këtë herë. Më mirë që ne i zhvilluam me debat. Në fund fare u votua dhe me shumicë u vendos kjo gjë”, tha Paloka.

I druheni përçarjes?
Do uroja dhe këtë kam kërkuar gjatë gjithë kohës, edhe me Spahon dhe me qëndrimet e sotme, megjithëse pati momente që humbi qetësia, përpjekja bashkohet në një pikë. Duam ringritje të PD-së dhe ringritje me të gjithë bashkë. Do uroj që kjo garë në vazhdimësinë e saj të tregojë se është transparente, e ndershme dhe do mbyll shumë nga problematikat që kanë dalë deri tani.

Pse nuk u pranua Patozi në garë?
Rasit i z. Patozi ishte i qartë. Pati një deklaratë të z. Patozi. Shprehu dëshirën për të kandiduar me një sërë kushtesh. Sot dekalroi se kushtet nuk u pranuan dhe nuk kandidoi. Iu kërkua edhe për burokraci se pati gjatë ditës për ‘fajin tuaj’ me deklarata “zoti Patozi kandidon”, “nuk kandidon”, unë kërkova që të qartësohej kjo pikë dhe nga njerëzit që kishin kontakte me të, iu kërkua që nëse ishte kandidat të vinte të thoshte se është kandidat. Ai nuk erdhi.

Po analiza e humbjes përse nuk u bë?
Sot u kërkua të futej në rend dite, një pikë tjetër që të përfshinte analizën. Të bëhej analizë brenda një mbledhje kryesie, unë e hodha në votim me qëllim që të mos kishim debate të panevojshme dhe nuk u pranua. Ishte një votim logjik. Nuk mund të ketë analizë të zgjedhjeve në një ditë në mbledhje kryesie. Ka patur një rezultat aspak të prirur nga ne dhe sigurisht jo të dëshiruar. Do bëjmë analizën dhe do dalin edhe përgjegjësitë e zotit Basha. Me siguri që gjatë fushatës së dy kandidatëve do të ngrihen këto çështje, do diskutohen.

Ka zëra që thonë se kjo garë është një farsë…
Vetëm farsë nuk është. Gjithçka do bëhet transparente. Do ketë përfaqësues të kandidatëve që do jenë në çdo hap propozues.

Next Post
Kandidati

Marrëdhëniet e mia me Lulzim Bashën: Shpresa, zhgënjime, iluzione. Ja pse flas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

January 20, 2026
Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

January 20, 2026
Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

January 20, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

January 20, 2026
“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In