Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, ka dalë vetëm pak minuta pas mbylljes së procesit të numërimit për të bërë publike një listë me shkelje gjatë zgjedhjeve, që siç tha ai, opinioni është njohur edhe më parë përmes mediave.
Në fjalën e tij Paloka sulmoi mazhorancën duke thënë se dyshja Rama-Meta sëbashku me njerëzit që kanë rreth vetes kanë tentuar të manipulojnë votuesin.
“Shkeljet e faktuara dhe të dokumentuara ia kemi përcjellë edhe partnerëve ndërkombëtarë. Partia Demokratike ka arritur të frenojë shumë raste” – tha në fjalën e tij deputeti demokrat.