Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka akuzuar mazhorancën se nuk ka vullnet për dekriminalizimin e Kuvendit. Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, pas futjes së nismës së PD për dekriminalizimin në kalendarin 3-mujor të punimeve, Paloka u shpreh se është kryeministri Rama autor i futjes së personave me precedentë penalë në Kuvend.
Megjithatë sipas Palokës, dekriminalizimi do të kryhet me apo pa dëshirën e Ramës.
“Mazhoranca mungesë vullneti për dekriminalizimin Kuvend. Rama është autor i kriminalizimit të Parlamentit. Por dekriminalizimi do kryhet edhe pa dëshirën e Ramës.” tha Paloka