• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Palmer: Prishtina e Beogradi ta ndjekin shembullin e Shkupit dhe Athinës

by Java News
09/05/2019 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, tha se është koha që udhëheqësit në Ballkanin Perëndimor të kuptojnë rolin e tyre dhe t’i udhëheqin vendet e tyre drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

“Synimi i Shteteve të Bashkuara, i Bashkimit Evropian dhe i vendeve të rajonit është i njëjtë – përparimi. Por, ndikimit rus, në anën tjetër, më shumë i konvenon që në këto vende të ketë korrupsion dhe gjendje të paqëndrueshme”, tha Palmer në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Ai qëndroi në Sarajevë, ku takoi liderët e Bosnje dhe Hercegovinës dhe udhëheqës të tjerë të rajonit, që ishin mbledhur për një forum të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

“Bosnja dhe Hercegovina ka bërë shumë përparim, por duhet të bëjë edhe më shumë, para së gjithash, në sferën e qeverisjes së mirë, në luftën kundër korrupsionit në sektorin publik, në rritjen e transparencës dhe në përmirësimin e klimës për investime”, tha Palmer.

I pyetur nëse ekziston një politikë unike ndërmjet SHBA-së dhe BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Palmer u përgjigj pozitivisht.

“Para ardhjes sime në Sarajevë kam qenë në Bruksel dhe kam pasur rastin të takohem me disa përfaqësues të Bashkimit Evropian. Synimi ynë, kur është fjala për Ballkanin Perëndimor, mbetet i pandryshueshëm. Ne duam të ndihmojmë rajonin që të lëvizë më tej drejt integrimit perëndimor, që të realizojë me sukses reformat e nevojshme për integrimin euro-atlantik”, tha Palmer.

“Të gjitha këto reforma do t’i ndihmojnë vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen, para së gjithash, më të pasura dhe më të qëndrueshme dhe, rrjedhimisht, partnere më të mira si për Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe për vendet e tjera. Vizioni ynë, por edhe i BE-së është i njëjtë dhe shumë i thjeshtë: një rajon i begatshëm dhe paqësor, në paqe me veten dhe fqinjët, rajon që përbën një pjesë të mirë të Evropës”, tha Palmer.

Si shembull të mirë për këtë, Palmer përmendi Marrëveshjen e Prespës, e cila i ka dhënë fund kontestit të emrit midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Sipas tij, kjo marrëveshje tregon se sa i rëndësishëm është lidershipi. Palmer tha se marrëveshja është arritur nga kryeministrat e dy vendeve dhe se bashkësia ndërkombëtare e ka mbështetur atë.

“Shpresoj se nga ky shembull do të nxjerrin mësime edhe udhëheqësit e Beogradit dhe të Prishtinës dhe të nisin rrugën e kompromisit dhe gjetjen e një zgjidhjeje të mirë”, theksoi Palmer.

Zyrtari i lartë amerikan tha se roli i SHBA-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor është i madh dhe i tillë do të vazhdojë të jetë.

Ai tha se Rusia, me siguri, dëshiron ta shohë rajonin të ndarë dhe me tensione.

Rusia do të vazhdojë me veprimet e saj si deri më tash dhe me ndikim negativ, tha Palmer.

Ai përmendi rastin e Malit të Zi në vitin 2016, ku dy shtetas rusë, së bashku me disa të tjerë, kanë bërë komplot për të rrëzuar Qeverinë malazeze.

“Ne duhet të përballemi së bashku me këtë ndikim të keq. Institucionet e korruptuara janë hyrja më e mirë, porta më e mirë për një ndikim kaq negativ”, deklaroi Palmer.

g.kosovari

Next Post
Dita e Europës/ Meta troket gotat me Ramën, Ruçin e Sorecën

Dita e Europës/ Meta troket gotat me Ramën, Ruçin e Sorecën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

April 5, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

April 5, 2026
Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

April 5, 2026
Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

April 5, 2026
“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

April 5, 2026
Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

April 5, 2026
Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

April 5, 2026
Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

April 5, 2026
Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

April 5, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

Dritë në fund të tunelit? Trump: Ka gjasa të mira për një marrëveshje me Iranin nesër

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In