• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Palmer: Kosova votoi për ndryshime dhe SHBA i përkrahë ato, ka mundësi për marrëveshje me Serbinë

by Java News
01/11/2019 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendës-ndihmësi i Sekretarit të Shtetit i SHBA-së, njëherësh përfaqësues Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se prioritet i SHBA-së mbetet normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Palmer këto komente i bëri gjatë një takimi me studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

“Emërimi im nga presidenti Trump, nënvizon se SHBA janë të pranishme për të ndihmuar, Kosova nuk mund të mbetet jashtë zgjidhjes. Kosova nuk mund të mbetet e izoluar. Zgjidhja një herë e përgjithmonë mes Kosovës e Serbisë, mbetet prioritet”, ka thënë Palmer.

Ai gjithashtu ka thënë se me 6 tetor, qytetarët e Kosovës votuan për ndryshimin dhe se SHBA përkrahë këto ndryshime.

“Sytë e botës do të shikojnë se çfarë do të bëjë Qeveria e re. Nuk shohim ndonjë mundësi për të ardhmen për Kosovën pa u normalizuar marrëdhëniet me Serbinë”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se SHBA nuk do të imponojnë asnjë marrëveshje pa u pajtuar të dy palët dhe pa u miratuar në parlament. Po ashtu ai ka pohuar se Serbia nuk do të arrijë të hyjë në BE pa i normalizuar marrëdhëniet me Kosovën.

“Ka pasur mos transparencë në bisedime. Duhet të kenë hapësirë për t’i negociuar idetë, pa pasur frikë nga rreziku i ndëshkimit. SHBA nuk imponon marrëveshje dhe ajo duhet të arrihet nga dy vendet respektive dhe të miratohen në dy Kuvendet. Për negociatorët po thotë duhet të kenë hapësirë për t’i eksploruar idetë.

Serbia duhet të ndalojë fushatën e saj për tërheqjen e njohjes, Serbia duhet të ndal ngacmimin e zyrtarëve serbë të Kosovës. Vuçiq e di se kurrë nuk do të hyjë në BE, pa e zgjidhur problemin me Serbinë. Prandaj le t’i dyfishojmë përpjekjet. Ne jemi gati të eksplorojmë e të bisedojmë me palët, të kjo është një mundësi e hatashme. Ju nxis ta shfrytëzoni këtë mundësi”, tha ai, derisa foli edhe për afate kohore për arritjen e marrëveshjes.

Palmer gjithashtu ka takuar sot presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin si dhe përfaqësues tjerë politikë.

g.kosovari

Next Post
Vritet shefi i terroristëve Al-Bagdadi? Trump paralajmëron një lajm të rëndësishëm

ISIS konfirmon vdekjen e Al-Bagdadit dhe kërcënon SHBA-të për hakmarrje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In