Dëmet e tërmetit të 26 nëntorit shkatërruan me mijëra banesa në vendin tonë.
Raportohet se tërmeti ka kthyer në të pabanueshëm edhe objektin që në Durrës e njohin të gjithë si pallati i Parashqevisë.
Pallati ku deri në vitin 1997 jetoi këngëtarja Parashqevi Simaku, ka pësuar dëme dhe dëmtime të shumta.
Pranë ekspertëve shqiptarë dhe të huaj ishte edhe ish- kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i cili ka ndjekur nga afër konstatimin e dëmeve e këtij pallati.
Ikona e muzikës shqiptare të pas viteve 90 Parashqevi Simaku ka vite që nuk ka shkelur në Durrës.
Ani Simaku jeton aktualisht me familjen e tij në shtëpinë e hallës së tij, Parashqevi Simaku. Ai rrëfeu për “ABC News” telefonatën që ka pasur me këngëtaren e njohur pas tërmetit.
Sipas tij, shqetësimi kryesor i këngëtares është lidhur më shumë me familjarët sesa me dëmet që pësoi godina.
/a.r