• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pallati 9 katësh sekuestrohet, Balluku: Investitori ka dy mundësi, ta blejë me çmim tregu ose t’ia dhurojë shtetit! Nëse s’pranon i konfiskohet…!

by Java News
08/09/2022 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv.kryeministrja Belinda balluku ishte e pranishme në pallatin 9 katësh që u sekuestrua nga shteti ditën e sotme në Farkë. Balluku tha se investitorit do i jepen dy mundësi, e para është që ta blejë investimin me çmim tregu dhe e dyta është që t’ia dhurojë shtetit. Nëse zgjedh një nga këto dy mundësi, investitori i shpëton ndjekjes penale, por është i detyruar të paguajë gjobë. Nëse investitori nuk pranon, investimi do i konfiskohet, do paguajë gjobën si edhe do ndiqet penalisht.

“Megjithatë ky proces s’ka të bëjë vetëm me konfiskim apo me të gjitha veprimet e tjera që ne do t’iu mundësojmë investitorëve që kanë shkelur ligjin. Ky aksion ka të bëjë edhe me hetimin e secilit veprim që është bërë apo nuk është bërë nga institucionet që kanë për detyrë të mbrojnë territorin.

Bazuar në VKM  e dalë vetëm një ditë më parë, ka disa mundësi për këtë objekt, mundësia e parë është që ky objekt pasi të verifikohet nga inspektorët e IKMT do shikohet edhe mundësia për prishjen. VKM i jep edhe disa mundësi të tjera, në radhë të parë do ti ofrojmë mundësinë që ta parablejë këtë vepër me një çmim të tregut por ama  të indeksuar.

Paratë nëse investitori vendos ta paravbljë do shkojë në llogarinë  e Bankës së Shqipërisë me destinacion shpronësimet në këtë rast shpronësimet që do kemi në projektet e ndërtimit të unazës së madhe. Në variantin e dytë investitorit do i ofrohet mundësia që ta dhurojë këtë objekt. Duke e dhuruar padyshim që do ta përdorim për banesa sociale për të akomoduar banorë që preken nga projekti i unazës së madhe, në raste të tjera mund të përdoret për zyra.

Në të dyja raste padyshim që investitori që ka shkelur ligjin do jetë i detyruar të paguajë gjobë. Nëse zgjedh një nga këto dy veprime do ketë të drejtën e legalizimit të ndërtesës që do të thotë nuk do të ndiqet penalisht. Nëse investitori s’do pranojë ta paguajë e as ta dhurojë atëherë kjo ndërtesë do të konfiskohet.

Gjithashtu do ndiqet penalisht, përveç gjobës që paguhet në të gjitha rastet. Synimi ynë është të vendosim ligjin, e kemi nisur nga Tirana që është kryeqyteti por kjo do hapet në çdo qytet e çdo vend vetëm për ato ndërtesë që janë ndërtuar me qëllim fitimi, nuk bëjnë pjesë ndërtesat të cilat janë të paligjshme por qytetarët i kanë ngritur për veten e tyre për të strehuar familjet”, tha Balluku./m.j

Next Post
Provokon Bjellorusia/ Stërvitje ushtarake në kufi me BE-në: Do çlirojmë territore të pushtuara

Provokon Bjellorusia/ Stërvitje ushtarake në kufi me BE-në: Do çlirojmë territore të pushtuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In