• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pallatet mbi 50 vjeçare/ Shkreli: Do bëhet ndërhyrje për t’i kthyer ato të sigurta për të jetuar. Problem janë ndërhyrjet pa leje në vite në katet e para

by Java News
01/03/2023 15:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Artan Shkreli ka sqaruar projektvendimin për kontrollin e strukturës së godinave mbi 50-vjeçare. Në një lidhje për Euronews, Shkreli sqaroi se për ato pallate të vjetra, që kanë pësuar dëmtime ndër vite, do të bëhet ndërhyrje për t’i kthyer ato të sigurta për të jetuar.

“Ky nuk është moment për t’u shqetësuar. Është një moment që njerëzve duhet t’u jepet siguria që banesat ku ata jetojnë, janë banesa të sigurta. Çdo ditë në Institutin e Ndërtimit vijnë kërkesa nga qytetarë, por edhe nga bankat apo shoqëritë imobilare për probleme të tjera, të cilat kërkojnë certifikimin se në çfarë gjendje ndodhen objektet sa i përket anës strukturore. Ideja është që objektet që paraqesin patologji të rënda do jenë objekte ku do ndërhyhet për t’i sjellë në normë sizmike. Pra, do ketë ndërhyrje në këto objekte. Në objekte që kanë patologji të lehta, ato do përballohen me një mirëmbajtje rutinë që ka ndodhur. Objektet i kanë rezistuar tërmeteve, por asnjëri nuk jep garanci në objekte të pa ekzaminuara se deri kur këto do i qëndrojnë tërmeteve”, tha Shkreli.

Ai sqaroi se objektet e vjetra do i nënshtrohen një ekspertize teknike për të nxjerrë në pah problemet që këto objektet kanë. “Do të jetë hera e parë që i bëhet auditi këtyre godinave. Nëse kanë patologjira, do të ketë ndërhyje për t’ia zgjatur jetën e këtyre objekteve. Po ashtu edhe për objektet e vjetra që janë ndërtuar jashtë kushteve sizmike, që nuk përmbushin kushtet për të përballuar një tërmet shkatërrues. Godinat e reja është më ndryshe. Sepse godinat e reja janë ndërtuar me kode të azhornuara. Godinat e viteve të fundit bëhet edhe në bazën e eurokodeve dhe kanë qenë objekte që janë sjellë më mirë edhe ndaj tërmeteve”, deklaroi Shkreli.

Shkreli u shpreh se një problematikë në këto vite të tranzicionit kanë qenë dhe ndërhyrjet në katet e para të pallateve me muratura mbajtëse. “Nuk është vetëm amortizimi nga koha që sjell dëme, por edhe ndërhyrja njerëzore. Ne kemi shumë probleme nga ndërhyrjet në katet përdhe, që i janë bërë objekteve të vjetra sepse objektet e reja janë me kolona. Por, objektet e vjetra që kanë qenë me muratura mbajtëse, shpesh herë janë hapur për të zgjeruar hapësirat dhe për t’i bërë hapësira biznesi. Dikush i ka bërë me inxhinier, dikush pa inxhinier. I gjithë ky proces nuk është monitoruar në shkallën e duhur dhe ka një nevojë imediate tani për të bërë një kontroll të përgjithshëm”, u shpreh drejtori i Institutit të Ndërtimit./m.j

Next Post
VIDEO/ “Sa të pafytyrë paskeni qenë”! Luizi kritikon banorët që nuk takuan Ermionën: Ça burri je ti

VIDEO/ “Sa të pafytyrë paskeni qenë”! Luizi kritikon banorët që nuk takuan Ermionën: Ça burri je ti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e premte 2 janar 2026

January 1, 2026
Aksidenti që ‘përgjaku’ nisjen e Vitit të Ri/ Mes viktimave, instrumentisti Klejdi Myftari

Aksidenti që ‘përgjaku’ nisjen e Vitit të Ri/ Mes viktimave, instrumentisti Klejdi Myftari

January 1, 2026
Aksidenti tragjik me 3 viktima në Tepelenë/ Del foto e 27-vjeçarit, i riu djali i shefit të komisariatit

Aksidenti tragjik me 3 viktima në Tepelenë/ Del foto e 27-vjeçarit, i riu djali i shefit të komisariatit

January 1, 2026
Ukraina sulmoi rezidencën e Putinit? CIA mohon pretendimet dhe deklaratat e Kremlinit

Ukraina sulmoi rezidencën e Putinit? CIA mohon pretendimet dhe deklaratat e Kremlinit

January 1, 2026
‘Më vjen gjynah’/ Kritik i ashpër për sigurinë ushqimore, Braçe: Nuk ha asnjëherë gjel, ja pse

‘Më vjen gjynah’/ Kritik i ashpër për sigurinë ushqimore, Braçe: Nuk ha asnjëherë gjel, ja pse

January 1, 2026
Hyn në fuqi sot rritja e pensioneve çdo muaj, ja sa përfitohet sipas kategorive

Hyn në fuqi sot rritja e pensioneve çdo muaj, ja sa përfitohet sipas kategorive

January 1, 2026
Detaje te reja/ Aksidenti me 3 viktima në Tepelenë, 19-vjeçarja në gjendje të rëndë tek Trauma

Detaje te reja/ Aksidenti me 3 viktima në Tepelenë, 19-vjeçarja në gjendje të rëndë tek Trauma

January 1, 2026
Tragjedia/ Rëndohet bilanci i zjarrit në Crans-Montana, raportohet për 40 të vdekur dhe 100 të plagosur!

Tragjedia/ Rëndohet bilanci i zjarrit në Crans-Montana, raportohet për 40 të vdekur dhe 100 të plagosur!

January 1, 2026
Nga misioni në Hënë pas 54 vitesh, te trajtimi i sëmundjeve të rralla/ Arritjet shkencore që priten më 2026

Nga misioni në Hënë pas 54 vitesh, te trajtimi i sëmundjeve të rralla/ Arritjet shkencore që priten më 2026

January 1, 2026
Na i kurseni mesazhet, ju lutem, se më duket sikur thoni “mos u gëzofsh inshalla”, ose “plaç në vend”

Na i kurseni mesazhet, ju lutem, se më duket sikur thoni “mos u gëzofsh inshalla”, ose “plaç në vend”

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com