• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Palestina duhet njohur për t’i dhënë një shans paqes!

by Denis Dyrnjaja
28/09/2025 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja 

Ka një mënyrë për të mos qenë kurrë përgjegjës në një çështje apo krizë, qëndro neutral. Kjo ka ndodhur për shumë vite me shume shtete me ndikim në botë, në raport me krizën Palestinë-Izrael në Lindjen e Mesme. Por  neutraliteti përballë padrejtësisë është një zgjedhje që lejon dhunën.  

Kur lexova shkrimin e Ben Blushit me titull “Përse nuk duhet njohur Palestina”?, u përpoqa të kuptoj nëse ishte më shumë tërësi argumentesh, provokim për të krijuar e parë reaksionin, apo thjesht një pozicionim në atë zonën e rehatshme të të qenit racional, duke harruar apo anashkaluar elementin më te rëndësishëm, humbjen e jetëve mes civilëve në konflikt. 

Sepse çështja nuk është vetëm nëse Palestina përmbush kriteret e shtetësisë sipas Konventës së Montevideos. As nëse Autoriteti Palestinez është funksional, apo nëse Gaza qeveriset nga Hamas i cilësuar si organizatë terroriste për shkak të veprimeve të saj. Problemi thelbësor qëndron në faktin se çdo ditë që kalon pa e njohur Palestinën është një ditë që i jep vetëm njërës palë statusin e njeriut, ndërsa palës tjetër që praktikisht regjistron më shumë viktima, statusin e numrave aritmetikë. 

Kur njëra palë ka shtet, ushtri, kontroll ajror, pasaportë diplomatike dhe anëtarësi në OKB,  ndërsa pala tjetër ka vetëm mbijetesë, nuk ka barazi në konflikt. Ka padrejtësi të institucionalizuar. Kjo zhbalancon edhe metodat e përballjes dhe shpagimit. Hamas merr pengje e kryen sulme kamikaze si shpagim ndaj represionit të Izraelit që bombardon spitale, shkolla, e qendra te banuara në territoret palestineze.  

Ben Blushi ngre shqetësimin se njohja e Palestinës mund të sjellë dhunë dhe jo zgjdhje. Por çfarë kemi tani? Paqe? Apo thjesht një radhë luftrash që në fakt mund të mos quhen dhe mirëfilli luftë, sepse vriten kryesisht civilë palestinezë, fëmijë, gra, të moshuar? Pra parimi i mbrojtjes me disproporcion ka humbur.  

Në këtë tablo faktike plot shkatërrim e gjak në terren, arsyeja të shtyn se nuk është njohja që sjell dhunën. Është mosnjohja ajo që ushqen përçmimin, urrejtjen, bindjen se një popull nuk ekziston, nuk ka të drejtë të zgjedhë të ardhmen, të ndërtojë institucione dhe të eksitojë.  

Dhe për çdokënd që thonë se Palestina nuk është gati për shtet, le të kujtojmë se shumë shtete janë njohur pa qenë kurrë gati. Shqipëria është vetë një shembull. A kishte Shqipëria një shtet funksional kur u njoh më 1913-ën? Jo. Por u njoh sepse e kishte të drejtën, dhe sepse mosnjohja do të thoshte të mos ekzistonte më. Po është e vërtetë që shqiptarët kanë qenë autoktonë në trojet e tyre dhe ju takonte e drejta. Por në kohët moderne do duhet të ecim mbi parimin faktik, jo historik. Se nëse ecim me parimin historik (pra si ka qenë 500, 1000 apo 2000 vjet më parë) duhet të rikompozohet e gjithë bota.  

Sot, dhimbja nuk është më çështje kufijsh. Ajo ka emra, ka fytyra, ka zëra që bërtasin nën gërmadha. Dhe nëse nuk mund të ndalim luftën, të paktën të mos heshtim. Të paktën të njohim vuajtjen dhe kjo vuajtje ka fytyrën e popullit palestinez. 

Ndaj njohja e Palestinës nuk është fundi i një lufte, por fillimi i një shprese. Dhe shpresa, në kohë gjakderdhjeje civilësh, është akti më i guximshëm juridiko/politiko/diplomaik. 

 

 

Next Post
Mediat italiane pasqyrojnë lajmin e vrasjes së biznesmenit Edoardo Sarchi: Vrasje aksidentale apo ekzekutim i mirëorganizuar (VIDEO)

Mediat italiane pasqyrojnë lajmin e vrasjes së biznesmenit Edoardo Sarchi: Vrasje aksidentale apo ekzekutim i mirëorganizuar (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In