• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Palasë-Dhërmi hapet për automjetet/ Balluku: Kemi gërmuar më shumë se gjysmën e tunelit të Llogarasë. Ja kur përfundon projekti

by Java News
26/08/2022 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është hapur ditën e sotme në mënyrë provizore segmenti i ri rrugor Palasë-Dhërmi. Punimet u inspektuan nga ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku e cila tha se kjo rrugë do të shërbejë në javët e mbetura të sezonit veror.

“Ndodhemi në aksin Palasë-Dhërmi. Kemi vendosur ta hapim në mënyrë provizore për javët që kanë mbetur në funksion të pushuese. E kemi nisur një vit më parë. Kantieri ka ecur pa probleme. Kemi arritur në momentin për ta pasur të gjithë gjurmën të shtruar me konglomerat”, u shpreh Balluku.

Ministrja shpjegoi se rruga do të jetë në përdorim nga pushuesit deri në plazhin e Dhërmiut ndërsa pjesa tjetër do të lëvizin në rrugën tradicionale.

“Kjo rrugë është dizenjuar dhe ka qenë e menduar për t’i ardhur në ndihmë fshtarave turistikë që po ndërtohen në këtë zonë pjesë e investimeve strategjike. Ashtu kemi bërë edhe me këtë rrugë. Do të ndihmojë që të mos kemi më atë trafik të rënduar që kemi pasur në rrugën nga Palasa në Dhërmi. Kështu që të gjithë ata që do të aksesojnë zonën e Dhërmiut do të përdorin këtë rrugë ndërsa pjesa tjetër do të vazhdojë në rrugën tradicionale”, tha ajo.

“Kjo është një rrugë që nuk shërben vetëm për lëvizje të automjeteve. Do të ketë vëmendje të plotë edhe te këmbësorët. Do të ketë pistë këmbësorësh dhe vrapuesish.Deri në 30 qershorin tjetër i gjithë projekti për këtë rrugë do të jetë i përfunduar me gjithë elementët që përmendëm përveç pistës së biçikletave. Për projektin tonë përfundojmë në datë 30 qershor të vitit të ardhshëm me të gjithë elementët e sigurisë”, tha Balluku.

Ndalur te tuneli i Llogarasë, Balluku tha se kanë përfunduar gërmimet për më shumë se gjysmën e tij. “Kemi më shumë se gjysmën e tunelit të Llogarasë të gërmuar tashmë. Jemi përballur me një shpellë të konsiderueshme. Fakti që kjo rrugë do të lidhet me daljen e tunelit e bën të aksesueshëm për zonën për mininizimin e trafikut që kemi në zonë”, deklaroi ministrja./m.j

Next Post
Ish zëdhënësja e Berishës tregon skenarin e Ilir Metës: Ja çfarë po synon ndaj PD-së, pritet t’i marrë elektoratin

Ish zëdhënësja e Berishës tregon skenarin e Ilir Metës: Ja çfarë po synon ndaj PD-së, pritet t'i marrë elektoratin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

PD bie sërish në sondazhe, Frrok Çupi: Shqiptarët janë të lodhur nga dhuna!

March 24, 2026
130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

March 24, 2026
Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

March 24, 2026
Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

March 24, 2026
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

March 24, 2026
Berisha konfirmon Metën në listat e mbyllura: Do të jetë deputet i sigurt!

Berisha uron Ilir Metën për ditëlindje: Rama çonte Ergys Agasin që t’i shponte shishet e ujit

March 24, 2026
U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk

U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk

March 24, 2026
Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

March 24, 2026
“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In