Pala greke ka bllokuar hyrjen e shtetasve shqiptarë apo dhe të huaj përmes Pikes Kufitare të Kakavijës.
Shkak është bërë mos rakordimi i sistemit PLF që është një aplikacion që plotësojnë shtetasit e huaj para se të hyjne në Greqi, i cili është i detyrueshëm për tu plotësuar në kushtet e pandemisë dhe që shteti grek e ka vënë si detyrim për këdo që hyn në Greqi.
Burimet nga Kakavija bëjnë të ditur se kjo anomali është shfaqur vetëm përmes pikave të kalimit kufitar me Shqiperinë konkretisht në Kakavijë dhe Kapshticë, ndërkohë që funksionojnë me Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Turqinë.
Deri sa të hidhet në sistem, situata mbetet e pandryshuar në Kakavijë më rradhë në pritje të shqiptarëve apo dhe shtetasve të huaj që duan të udhëtojnë në Greqi për turizëm.
Ndërkohë, edhe në pikën doganore të Qafë Botës, nga mbrëmja e kaluar (21 korrik), shtetasit shqiptarë apo të huaj e kanë të ndaluar të hyjnë në Greqi. Ndërsa kthimi i emigrantëve shqiptar në atdhe, ose hyrja e shtetasve te huaj në Shqipëri përmes Greqisë vijon normalisht.
g.kosovari