Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se karta e studentit është në duart e studentëve para afatit të parashikuar në ‘Paktin për Universitetin’.
Rama bën me dije se sot në Fakultetin Ekonomik në Tiranë, nisi shpërndarja e Kartës së Studentit.
“PAKTI PER UNIVERSITETIN – Nisi sot në Fakultetin Ekonomik në Tiranë, shpërndarja e Kartës së Studentit😊Një tjetër angazhim i Paktit për Universitetin, bëhet realitet👍Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi.
#meStudentët🤗”- shprehet Rama teksa poston një video me aplikimet e studentëve për të marrë kartën