Kuvendi i është rikthyer normalitetit. Pas Komisionit të Ligjeve është mbledhur edhe Komisioni I Integrimit, nën drejtimin e deputetes së opozitës, Jorida Tabakut.
Në mbledhje janë të pranishëm deputetët e Rithemelimit, ndërsa ata të grupit Lulzim Basha mungojnë, njëjtë si në Komisionin e Ligjeve.
Në Komisionin e Integrimit, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin po prezanton projektligjin “Për sigurinë kibernetike”.
/f.s