• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pakti i Atlantikut po jep shpirt, Ivani nuk ndahet dot me të kaluarën

by Bajram Peçi
05/03/2025 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Prej 300 vjetësh, kohë kur Rusia u shfaq si fuqi me aspirata perandorake dhe si faktor, europianët filluan ta quanin me shumë emra: ariu rus, xhandari i Europës dhe e “përkëdhelnin” duke e thirrur Ivan, një emër ky tipik rus. Ivanët u zgjeruan thellë në lindje, deri në Alaskën e kontinentit amerikan, në toka kryesisht të pabanuara. Jepnin e merrnin me krushqi me gjermanë e britanikë, krerët mbretërorë të të cilëve ishin nipër të carit Ivan, çka u dhanë mundësi të mos mbeteshin aty. Vijuan të shtrihen në perëndim, gjë që përfshiu kohë pas kohe të vinin nën sundimin rus popujt e Balltikut dhe Poloninë. Nërsa Ivani shtrinte perandorinë, Ariu rus do mbetej si xhandar i popujve, qoftë si perandori cariste apo dhe perandori komuniste, i frikshëm, gjë që varej nga numrat njerëz, pasuri, armatim.

Do vazhdonte kështu deri kur në skenë erdhi SHBA. Për një periudhë të gjatë forcat që përkrahin izolacionin kanë patur pozita shumë të forta. Ishte presidenti Wilson që ushqeu internacionalizmin amerikan. E futi SHBA-në në Luftën e Parë Botërore, të cilës Shtetet e Bashkuara i qëndruan për vite larg dhe pas përfundimit të saj, futi në diplomacinë ndërkombëtare 14 pikat, me një sistem ndërkombëtar paqeje. Përmes tyre kërkohej tregti e lirë, dhënien fund të diplomacisë së fshehtë si dhe propozoi krijimin e Lidhjes së Kombeve. Europa e miratoi Lidhjen e Kombeve, por SHBA, prej një Kongresi me frymë izolacioniste, e refuzoi si Lidhjen ashtu dhe programin e tij 14 pikësh.

Në Luftën e Dytë Botërore ajo u fut vetëm pasi ndodhi sulmi në Përll Harbër. SHBA-ja ndryshoi raportet e forcave në luftën që po bëhej në Europë, ndërtoi aleancë me Bashkimin Sovjetik, të cilën e armatosi dhe e ushqeu. Lufta, që filloi për Poloninë e pushtuar nga Gjermania mbaroi paradoksalisht me Poloninë e pushtuar nga Rusia!?

Në Harvard, sekretari i shtetit, Xhorxh Marshall paraqiti një plan për ringritjen e Europës së shkatërruar e të rrënuar nga lindja në perëndim. Bashkë me burimet e saj për të ushqyer e veshur Europën, SHBA e rindërtoi Europën dhe mori përsipër mbrojtjen e një bote të lirë dhe demokratike kryesisht prej BS, e dale kjo nga lufta si fuqi botërore.

Sa kohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin zotërueset e vetme të bombës bërthamore, ndjeheshin në siguri dhe më superiore në armatimin shfarrosës, por kur në fund shtatori të 1948-tës morën lajmin se Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike kish kryer me sukses provën e shpërthimit bërthamor, ekuilibri që besonin se kishin vendosur në Europë ishte prishur.

Ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato që organizuan një mori takimesh me aleatët të cilat çuan më 4 prill 1949 në nënshkrimin në Uashington të Paktit të Atlantikut të Veriut, NATO. Traktati kish si qëllim mbrojtjen reciproke në rast agresioni, ku çdo anëtar zotohej se do afronte kontigjente ushtarake në raport me mundësitë. Dihej që në fillim se epërsia e SHBA në mjete ushtarake, financiare e trupa do ishte vendimtare. Kjo epërsi, me krijimin e Traktatit të Varshavës më 14 maj të vitit 1955 nga Bashkimi Sovjetik dhe 7 shtete të Europës lindore, do të ishte e paracaktuar të ishte vendimtare, mision të cilin SHBA e pranoi dhe e përmbushi. Mbi këtë mision e përgjegjësi mbështetej rendi botëror.

Sistemet politike me pikëpamje kontradiktore e futën botën në një garë të ethshëme armatimesh. Fryma jo miqësore sundonte OKB-në dhe rezolutat e saj për tolerancë e për të jetuar në paqe e fqinjësi të mirë, ishte shkelur nga palët në më shumë se një rast. Gjithsesi u ruajt përgjithësisht paqja në kohën e “Luftës së ftohtë”, deri kur u mendua se me shëmbjen e perandorisë sovjetike, do binte dhe Rusia!

Erdhën kohë të tjera, që u paraprinë prej bekimit të shqiptuar nga Trump: Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusinë! Sa i përket Ukrainës dhe agresionit të Rusisë, bota europiane e kish kuptuar qysh kur ai në fushatën zgjedhore betohej se do ta vendoste paqen brënda një dite, çka nënkuptonte se do i plotësonte kërkesat Rusisë. Ukraina e sheh veten të jetë e braktisur, arsye që ajo duhet ta zgjidhë vetë pse?! Ndërkohë një ish president i Rusisë, Dmitry Medvedev, ka deklaruar sot në Telegram se lufta, ajo që ata e quajnë “Operacioni special ushtarak”, duhet të vazhdojë derisa të arrihen qëllimet. Ivani nuk ndahet dot me të kaluarën.

Me qëndrimin e tashëm ndaj Francës, Britanisë, Gjermanisë, aleatët e saj historikë, bërja palë me Rusinë agresore dhe diktatorin Putin, europianët mendojnë se SHBA ka përdhosur doktrinën mbi të cilën baballarët e saj themeluan detyrimin për mbrojtjen e një bote të lirë dhe demokratike.

Me humbjen e besimit dhe respektit askush nuk beson se Pakti i Atllantikut të Veriut funksionon! Paktit të Atllantikut, NATO-s, mund të mos i ketë ardhur fundi me qëndrimin indiferent të SHBA-së! E ka vetë ajo në dorë ta riorganizojë.

Në një miqësi e mirëkuptim diktatorësh Rusi, Kinë e narcistit Trump, demokracia humane për të mbrojtur të dobëtin, të pafuqishmin, të moshuarin, të uriturin, mesa duket do i përkasi të kaluarës! Tërë shënjat e shfaqura deri tani nga aleati ynë strategjik nuk janë alarme të rreme. A do të vazhdojë ta pranojë SHBA këtë mision ndaj popullit tonë të vogël?

Për lajmet e mira ka gjithmonë kohë!

Next Post
Anija mbetje të rrezikshme në Durrës, Prokuroria: Gjendet laboratori ku do të kryhen analizat

Anija mbetje të rrezikshme në Durrës, Prokuroria: Gjendet laboratori ku do të kryhen analizat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In