• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pakti me Gjermaninë, tani s’ka nevojë për legalizim dokumentesh, mjafton vetëm vula Apostille-s

by Java News
22/12/2016 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nisur prej modernizimit dhe garancive të rregullshmërisë së dokumenteve që lëshohen nga administrata shqiptare, Gjermania vendosi të pranojë zbatimin reciprok të regjimit pa legalizim të dokumenteve, i njohur si regjimi i Apostille-s. Nëpërmjet këtij vendimi përmirësohen ndjeshëm shërbimet ndaj qytetarëve që duhet të paraqesin dokumente në Gjermani ose anasjelltas. Nga kjo marrëveshje përfitojnë të gjithë personat që u duhet të përdorin dokumente gjermane në Shqipëri, pra jo vetëm shtetasit shqiptarë por edhe ata gjermanë apo të tjerë.

Cili është përfitimi i qytetarëve prej kësaj marrëveshjeje?

Deri tani mes Shqipërisë dhe Gjermanisë përdorej procedura e legalizimit të dokumenteve, pra procedura e njohjes së rregullshmërisë së dokumentit të huaj. Sipas kësaj procedure duhej që dokumentet me parë të certifikoheshin tek autoritetet gjermane e pastaj në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, ku diplomatët konsullorë konfirmojnë funksionarin përgjegjës dhe institucionin, përkatësisht duke vërtetuar nënshkrimin dhe vulën.

Me zbatimin e regjimit pa legalizim të dokumenteve sipas Konventës së Hagës “Për heqjen e detyrimit të legalizimit të dokumenteve zyrtare të huaja” të 5 tetorit 1961 mjafton që dokumentet thjesht të pajisen me vulën Apostille nga autoritetet gjermane dhe mund të përdoren si të tilla edhe në Shqipëri.

Apostille mit Stempel des Auswärtigen Amtes (public domain)

Aplikimi i vulës Apostille për dokumentet e huaja u kursen të interesuarve jo vetëm kohë por edhe shpenzime. “Së pari tani e tutje atyre nuk u duhet të paguajnë më tarifën e legalizimit të dokumenteve. Së dyti duke pasur parasysh kohën e gjatë dhe mbingarkesën që mbartte legalizimi i dokumenteve, si dhe shqetësimin për afatet shumë herë të kufizuara të vlefshmërisë së disa dokumenteve, tani është e dukshme se procedura shkurtohet shumë në kohë, gjë që u lehtëson ndjeshëm jetën të gjithë qytetarëve që dërgojnë për arsye të ndryshme dokumente në Shqipëri.” – tha për Deutsche Wellen Belinda Shtylla, konsulle pranë Ambasadës shqiptare në Berlin.

Ana tjetër pozitive është se në zbatim të reciprocitetit, edhe shtetasve shqiptarë që do të përdorin dokumente shqiptare në Gjermani, thjesht do t’u duhet t’i apostilojnë, pra t’i pajisin me vulën Apostille, dokumentet në Ministrinë e Jashtme në Tiranë, pa qenë më e nevojshme të kryejnë legalizime në Ambasadën e RFGj-së në Shqipëri.

Ku merret vula Apostille, që kërkohet tani nga autoritet përkatëse?

Vula Apostille merret në Shqipëri vetëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, ndërsa në Gjermani ato që apostilojnë dokumentet, janë autoritetet kompetente të landeve. Këto autoritete janë të listuara në websitet për informimin e qytetareve (Bezirksregierung, Regierungspräsidium, Landesverwaltungsamt, Bundesverwaltungsamt apo Ministria e Brendshme dhe Landgericht, në rastin e akteve noteriale dhe gjyqësore, sqaron konsullja e Ambasadës shqiptare në Berlin.

ma.me

Next Post
ANALIZA E PUNES SE KUVENDIT/ Në 7 muaj punë ka miratuar vetëm 19 ligje

Blindohet mazhoranca, amnistia miratohet me 84 vota, opozita bojkoton votimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In