• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pakt Basha-Meta para zgjedhjeve? 11 ministra bllokojnë vendimin e Ramës

by A R
24/06/2017 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht se mes PD-LSI nuk ka pasur paqe gjatë fushatës zgjedhore duke u shoqëruar me akuza e kundër akuza të rënda, mes tyre ekziston një pakt i fshehtë.

Ky pakt ka të bëjë me shkarkimin e zëvendësministrit të Brendshëm, Ilir Marko, emër ky i LSI. Shkarkimii tij ka mbetur pezull dhe pa marrë fuqi ligjore, pasi ministrat e Bashës nuk kanë firmosur urdhërin e Ramës për ta shkarkuar.

Ky urdhër qarkullues i firmosur nga Rama dy ditë më parë, është firmosur edhe nga 9 ministrat e Partisë Socialiste, kurse pjesa tjetër e kabinetit qeveritar nuk e ka firmosur.

Në këtë rast “aleanca” e fshehtë mes PD-së dhe LSI-së ka lënë pa fuqi ligjore vendimin e Kryeministrit Rama. Duke qenë se në kabinetin Rama ministrat e Partisë Demokratike dhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë më shumë se ministrat e PS-së, zëvendësministri i LSI-së ka mbetur në detyrë.

Ministrat teknikë të emëruar nga Partia Demokratike kanë vendosur si kusht për të firmosur shkarkimin e zv.ministrit të LSI-së, Ilir Marko, kërkesën për shkarkimin e zv.ministres së Financave, Irena Beqiraj, shkruan Panorama.

SHKARKIMI

Ilir Marko u shkarkua të enjten nga kryeministri për shkak se u konfliktua me mesazhe me Saimir Tahirin. Fillimisht, LSI-ja ka denoncuar me emra konkretë rastet e blerjes së votave në qarkun e Tiranës, duke akuzuar se, pas këtyre veprimeve antiligjore, ishte ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Megjithatë, Tahiri ka replikuar me Ilir Metën, duke thënë se tentoi ta përgjonte me anë të zëvendësministrit të Brendshëm, i cili, sipas tij, i ka vendosur një përgjues në zyrë. Por pas këtyre etiketimeve, Ilir Marko, i cili ka qenë zëvendësi i Saimir Tahirit, ka reaguar me anë të një mesazhi privat të dërguar në celularin e ish-ministrit të Brendshëm.

Marko shkruante në SMS-në drejtuar ish-ministrit se ndërkombëtarët kanë kërkuar me këmbëngulje shkarkimin e Saimir Tahirit për abuzime. Pasi u bënë publike SMS-të, Edi Rama nxori vendimin për shkarkimin e zv. ministrit të LSI-së.

Next Post
Ministrja e Arsimit kërkon pezullimin nga detyra të drejtoreshës së Informacionit

Ministria e Arsimit: Denonconi punonjësit tanë nëse shkelin ligjin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

Braçe lexon SMS-të në Kuvend: Pronarja e Lufrës na tha ‘më bie më lirë të blej qumësht pluhur’

April 9, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Bordi i Transparencës ul me 10 lekë çmimin e naftës dhe me 8 lekë benzinën

April 9, 2026
“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

April 9, 2026
Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

April 9, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 10 Prill 2026

April 9, 2026
E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

April 9, 2026
Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

April 9, 2026
77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

April 9, 2026
Fundi i perandorisë amerikane

Fundi i perandorisë amerikane

April 9, 2026
“Nuk kam fyer asnjë ambasador”, Berisha: Të më tregojë Gonzato direktivën e BE për ligjin e barazisë gjinore

“E ka kthyer Parlamentin në leckë”, Berisha sulmon Ramën: Debatet nuk shtyhen kanë afate kushtetuese

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In