Një sasi tritoli është vendosur mbrëmjen e djeshme në një lokal shumë pranë lagjes 28 nëntori në qytetin e Vlorës.
Lënda shpërthyese u pikas nga pronari i lokalit, para se të shpërthente.
Ky i fundit ka njoftuar menjëherë policinë, e cila ka rrethuar venndgjarjen dhe ka mundur të heqë pakon me lëndën shpërthyese.
Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.
g.kosovari