Qindra pasagjerë janë evakuuar mbrëmjen e së enjtes nga aeroporti i Mançesterit në Angli pas raportive për një pako të dyshimtë.
Një zëdhënës i aeroportit ka konfirmuar evakuimin e pasagjerëve brenda terminalit 2, por nuk ka pranuar të komentojë lidhur me pakon e dyshimtë.
Sipas mediave ndërkombëtare fluturimet në terminalet e tjera po vazhdojnë normalisht, ndërsa menjëherë ka nisur një hetim lidhur me rastin në fjalë. /r.a