• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Paketë në ndihmë të bujqësisë? Çuçi: Bujqësia ka shumë halle, por Covid-19 nuk e ka destabilizuar

by Ardit Rada
06/05/2020 22:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bledi Çuçi, ministër i Bujqësisë, në një lidhje direkte me studion e “A2 Business Week” me producenten ekzekutive të biznesit, Aurora Sulçe, ka deklaruar se “bujqësia ka qenë i vetmi sektor që nuk ka pushuar asnjë sekond së punuari gjatë pandemisë” dhe, sipas tij, “nuk është cenuar as prodhimi dhe as qarkullimi i mallrave”.

“Po kështu, morëm masa që të mos pezullohej asnjë ditë edhe eksporti i produkteve bujqësore. Jo vetëm kaq, por është rritur edhe prodhimi, edhe shitjet. Bujqësia si sektor është rritur me 8,1% për 4-mujorin, sipas shifrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave”, tha Çuçi.

Kur u pyet nëse do të ketë një paketë ndihme të veçantë për këtë sektor, ministri u përgjigj se nuk e shikon të arsyeshme.

“Bujqësia nuk ka pësuar asnjë destabilitet për shkak të Covid-19. Bujqësia ka shumë halle, por për shkak të pandemisë nuk ka pësuar rënie. Përkundrazi, ka pasur rritje në prodhim, eksporte dhe shitje. Atëherë, pse duhet të kemi një paketë të veçantë? Paketat e veçanta jepen për ato sektorë që janë dëmtuar nga koronavirusi. Nëse ndihmohet turizmi, do të shkojë në favor të bujqësisë në mënyrë indirekte. Nëse e ndihmojmë bujqësinë, nuk e ndihmojmë dot turizmin. Turizmi nuk çalon për shkak të mungesës së prodhimit bujqësor, turizmi çalon për shkak të ofertës dhe kërkesës. Prodhime bujqësore ka dhe shiten. Kështu që nuk ka arsye për paketë të veçantë për bujqësinë. Sigurisht që bujqësia ka nevojë për t’u subvencionuar sa më shumë, sigurisht që do të doja më shumë nga buxheti i shtetit për bujqësinë, por këto janë çështje të tjera, që nuk i takojnë Covid-19”, theksoi ministri i Bujqësisë.

Në lidhje me periudhën se kur pritet të rihapen skema kombëtare dhe IPARD-i, Çuçi sqaroi: “Skema kombëtare do të shkojë 100% subvencionim i drejtpërdrejtë për fermerin. Po mendojmë ta hapim në javën e fundit të majit ose në fillim të qershorit. Do të mund të aplikohet “online” dhe do të jetë shumë e thjeshtë. Përsa i takon IPARD-it, brenda një viti hapëm dy thirrje. Ky është sinjal pozitiv. Me thirrjen e parë kemi lidhur kontrata për investime në sektorin e bujqësisë në shumën 52 milionë euro, nga të cilat deri në 60% i japim grante; Me thirrjen e dytë jemi në fazën e selektimit të të gjithë aplikimeve që kanë ardhur. Kur të lidhen kontratat me thirrjen e dytë, do të hapim edhe thirrjen e tretë, që do të jetë brenda këtij viti. Jam i kënaqur si ministër me ecurinë e kësaj gjëje. Me këtë skemë do të injektojmë para’ për ta rritur sektorin në mënyrë të qëndrueshme, jo sporadike”.

Në fund, ministri bëri thirrje që të blejmë sa më shumë produkte vendase, duke e kthyer në mundësi këtë periudhë krize.

“Mund të shikohet si mundësi dhe të gjithë bashkë të kontribuojmë që të blejmë shqip në këtë periudhë krize. Kjo do ta ndihmonte shumë sektorin, që po rritet edhe nga ana sasiore, edhe nga ana cilësore. Para 3 ditësh përfunduam një aksion të madh monitorimi të fruta-perimeve të sezonit dhe nga rreth 250 mostra që morëm nga gjithë vendi, vetëm një mostër prej tyre rezultoi me mbingarkesë të një elementi jashtë standardi. Unë bëj thirrje që t’i kthehemi produkteve shqiptare”, u shpreh Çuçi.

/e.rr

Next Post
Plas sherri në studio, gazetari “i përvishet” Bylykbashit: T’ju vijë turp, e keni mbushur parlamentin me tregtarë dhe budallenj

Plas sherri në studio, gazetari "i përvishet" Bylykbashit: T'ju vijë turp, e keni mbushur parlamentin me tregtarë dhe budallenj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli njofton vrasjen e Ali Larijanit, por Irani lë të kuptohet se është gjallë

Izraeli njofton vrasjen e Ali Larijanit, por Irani lë të kuptohet se është gjallë

March 17, 2026
Në paraburgim në Dubai, Durim Bami vazhdon betejën ligjore, më 24 dhjetor seanca gjyqësore që vendos fatin e tij

GJKKO kalon për gjykim shtatë të pandehur të dosjes “Revanshi”, mes tyre edhe Durim Bami

March 17, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

PD bojkotoi rezolutën e Kuvendit, Berisha e shpall nga selia Iranin shtet terrorist

March 17, 2026
Tragjike në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan me motor elektrik

Tragjike në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan me motor elektrik

March 17, 2026
Ndjekje si në filma, bie në pranga 46-vjeçari në Shëngjergj, u kap me armë e municion

Ndjekje si në filma, bie në pranga 46-vjeçari në Shëngjergj, u kap me armë e municion

March 17, 2026
Niazi Jaho: Masat e sigurisë, një hap i vonuar, por i nevojshëm nga Gjykata e Lartë

Niazi Jaho: Masat e sigurisë, një hap i vonuar, por i nevojshëm nga Gjykata e Lartë

March 17, 2026
“Nuk e dimë nëse është i gjallë lideri suprem”, çfarë deklaroi Trump në javën e tretë të luftës

Corriere della Sera: Vietnami i Donald Trump!

March 17, 2026
Miratimi i rezolutës për Iranin, Hasani: Shqipëria në krah të aleatëve në mbrojtje të sigurisë

Miratimi i rezolutës për Iranin, Hasani: Shqipëria në krah të aleatëve në mbrojtje të sigurisë

March 17, 2026
Zbulohet rrjeti i fshehtë i përgjimeve ruse në Vjenë, antenat që shqetësojnë Perëndimin

Zbulohet rrjeti i fshehtë i përgjimeve ruse në Vjenë, antenat që shqetësojnë Perëndimin

March 17, 2026
“Territorialja”/ Balla: Presim përgjigje deri në darkë. Boçi: Mos jepni ultimatume, jemi parti autonome

Pr/rezoluta kundër Iranit, Balla kritikon PD-në: S’dolët dot nga interesi i vogël për një protestë pa krye

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In