• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Paketa ligjore/ Gjermania publikon masa të reja për dëbimin e emigrantëve

by Java News
07/01/2019 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer (CSU), azilkërkuesit duhet të dëbohen menjëherë, në rast se ata shkelin ligjin në Gjermani. Seehofer do t’i paraqesë qeverisë gjermane propozime të reja për ndryshime të caktuara ligjore. Kërkesat e tij vijnë pas një sulmi të javës së kaluar në qytetin bavarez Amberg.

Më 29 dhjetor, katër azilkërkues të alkoolizuar nga Siria, Afganistani, Irani të moshës 17-19 vjeç sulmuan kalimtarë në rrugë duke i qëlluar. 12 vetë u lënduan. Aktualisht në Gjermani nuk ka të dhëna, se sa vetë dëbohen pas kryerjes së një vepre penale, në tërësi vitin e kaluar ka rënë numri i dëbimeve.

Në gjysmën e parë të vitit 2018 u dëbuan 12.300 vetë, krahasuar me vitin 2017, një rënie me 2%. Edhe ligji gjerman si rregull i ndalon dëbimet, nëse personi që do të dëbohet, kërcënohet nga tortura apo vdekja në vendin e origjinës, ose nëse jeta e tij vihet në rrezik për shkak të fesë, racës, nacionalitetit, bindjes politike apo përkatësisë në një grup social.

Të huajt që duan të jetojnë në Gjermani kanë nevojë për një leje qëndrimi, refugjatët dhe azilkërkuesit marrin vetëm një leje të përkohshme qëndrimi, për sa kohë, që trajtohet kërkesa e tyre. Në rast se kërkesa e azilit refuzohet, ata nuk kanë më të drejtë qëndrimi dhe duhet ta braktisin Gjermaninë brenda një afati të caktuar, (jo më larg se 6 muaj).

Nëse ky afat skadon, atëherë ata dëbohen me detyrim nga Gjermania në vendin e origjinës. Një person, i cili gjatë kohës së trajtimit të kërkesës së azilit dënohet me burgim të paktën deri në tre vjet, duhet teorikisht të dëbohet. Për personat e tjerë, që dënohen për vepra penale të vogla, ose nëse ata shihen si kërcënim për rendin publik, vendosin autoritetet vendore.

Dy autoritete e kanë kompetencën për dhënien e vendimit të dëbimit nga Gjermania – zyra e të huajve, që është pjesë e qeverive të landeve federale dhe Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët, BAMF./a.meta

Next Post
Sociedad sfidon në shtëpi Real Madridin, e mposht 0-2

Sociedad sfidon në shtëpi Real Madridin, e mposht 0-2

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shmanget tragjedia në Bruksel/ Piloti i avionit të Scandinavian Airlines ngatërron pistën, panik te 135 pasagjerët në bord

Shmanget tragjedia në Bruksel/ Piloti i avionit të Scandinavian Airlines ngatërron pistën, panik te 135 pasagjerët në bord

February 6, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

February 6, 2026
Mesazhi i komisionerit të BE pas takimeve në Tiranë: Shqipëria është në rrugën e duhur, ka bërë përparim konkret

Mesazhi i komisionerit të BE pas takimeve në Tiranë: Shqipëria është në rrugën e duhur, ka bërë përparim konkret

February 6, 2026
Edhe një herë për ‘tradhtarin’ e partisë Dash Sula

Edhe një herë për ‘tradhtarin’ e partisë Dash Sula

February 6, 2026
Mbetjet toksike të Kurum/ Gjykata e Durrësit lë në burg 8 të arrestuar, 5 në arrest shtëpie, 7 detyrim paraqitje

Mbetjet toksike të Kurum/ Gjykata e Durrësit lë në burg 8 të arrestuar, 5 në arrest shtëpie, 7 detyrim paraqitje

February 6, 2026
Shitblerja e votave: Ja si reagon politika në vendet demokratike

SPAK, ndarja e roleve të prokurorëve nga gjyqtarët, urgjencë e demokracisë

February 6, 2026
Ishte spiun i Mossad-it?! Çfarë shkruhet në dosjet e FBI-së për lidhjet e errëta të Jeffrey Epstein me…

Ishte spiun i Mossad-it?! Çfarë shkruhet në dosjet e FBI-së për lidhjet e errëta të Jeffrey Epstein me…

February 6, 2026
Përfundon pa marrëveshje takimi SHBA-Iran në Oman, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

Përfundon pa marrëveshje takimi SHBA-Iran në Oman, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

February 6, 2026
Predikonte Jehovain në shkollë, pushohet nga puna mësuesi. Dëshmitë e prindërve: Si mund t’i thuash fëmijës ‘vdis sot, se do ngjallesh nesër?

Predikonte Jehovain në shkollë, pushohet nga puna mësuesi. Dëshmitë e prindërve: Si mund t’i thuash fëmijës ‘vdis sot, se do ngjallesh nesër?

February 6, 2026
Falsifikuan rezultatet e votimit në Komunën e Gjakovës, kërkohet paraburgim ndaj 22 kryesuesve

Falsifikuan rezultatet e votimit në Komunën e Gjakovës, kërkohet paraburgim ndaj 22 kryesuesve

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In