• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Paketa fiskale, taksat që do të ulen në 2019-ën

by Java News
05/10/2018 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paketa e re fiskale që do hyjë në fuqi më 1 Janar parashikon ulje taksat. Qeveria ka menduar të lehtësojë taksat korporative, tatimi mbi dividetin ulen nga 15 ne 8 përqind. Është menduar edhe ulja e tatimi mbi pagat mbi 130 mijë lekë në muaj. Sipas qeverisë, synimi është lehtësimi i klasës së menaxhereve për të lehtësuar ekonominë.

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm aksionerët e bizneseve të mëdha nuk do të paguajnë më 15 për qind tatim mbi dividentin kur shpërndajnë fitimet, por vetëm 8 për qind. Ministri i Financave shpjegoi se pse qeveria po lehtëson taksat e korporatave.

“Sepse kështu e ulim në të njëjtat nivele me rajonin barrën fiskale për biznesin e madh”, u shpreh Ahmetaj.

Ndryshimi i dytë më i rëndësishëm që sjell paketa e re fiskale, është ulja e taksave për punonjësit me paga mbi 130 mijë lekë në muaj.

Më konkretisht për një të punësuar me pagë 140 mijë, tatimi mbi të ardhurat ulet nga 15 mijë e 300 lekë në muaj që është sot, në 14 mijë e 300 lekë. Pra kjo kategori përfiton ulje takse 1 mijë lekë në muaj ose rreth 100 euro në vit. Ndërsa për të punësuarit me pagë nga 150 mijë lekë në muaj e sipër taksa ulet me 2 mijë lekë në muaj ose rreth 200 euro në vit.

“Synimi është që të lehtësojmë klasën e menaxherëve për të ndihmuar ekonominë. Kjo ka qenë porosi e kryeministrit”, tha Arben Ahmetaj.

Përveç dividentit dhe taksës së rrogave paketa e re fiskale rrit taksat për eksportin e kromit bruto, një masë që favorizon përpunimin e kromit në vend dhe ul TVSH-në për importin e autobusëve elektrikë. Sipas Ministrit të financave, ulja e taksave pasqyron ecurinë pozitive të ekonomisë

“Banka Botërore dje konfirmoi se Shqipëria është vendi me rritjen më të lartë në rajon”, u shpreh Ahmetaj.

Paralelisht buxheti parashikon paketën e bonusit të bebeve si dhe rritje të rrogave, por vetëm për disa kategori të nëpunësve publike. Masa e rritjes do të lajmërohet nga vetë kryeministri gjatë ditëve në vijim.

ma.me

Next Post
Zbuloni 5 mënyrat si të pasuroheni

Zbuloni 5 mënyrat si të pasuroheni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In