Në datën 30 Dhjetor 2022 qeveria njoftoi miratimin e një pakete që do të mbështesë financiarisht rreth 1 milion qytetarë shqiptarë.
Mbështetje nga kjo paketë që është në dispozicion të disa kategorive, do të marrin dhe mësuesit.
Kryeministri i vendit Edi Rama thotë në një postim në Facebook se kjo pako do të zerojë impaktin e inflacionit të luftës mbi familjet e mësuesve gjatë këtij dimri të vështirë.
“Edhe mësuesit e kanë marrë Pakon e Madhe, si një mbështetje plus për të zeruar impaktin e inflacionit të luftës mbi familjet e tyre gjatë këtij dimri të vështirë”-shkruan kreu i qeverisë.
Kjo paketë financiare është për pensionistët, nënat, kryefamiljare, punonjësit me uniformë, bluzat e bardha, administratën, zjarrëfikësit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet me ndihmë ekonomike.
/s.f