• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paketa e sigurisë në shkolla/ Policia bëhet gati, kontrolle për të lehtësuar trafikun

by Java News
10/09/2023 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paketa e sigurisë në shkolla këtë vit akademik parashikon rritjen e sigurisë së nxënësve jo vetëm në shkolla, por edhe në ambientet rreth saj dhe në akset rrugore që të çojnë në shkollë.

Një rol të veçantë në këtë ka policia rrugore dhe ajo bashkiake që do të monitorojnë akset rrugore pranë shkollave dhe por edhe mjeteve që transportojnë nxënës.

“Se bashku me policinë bashkiake kemi bërë në plane masash në lidhje me ditën e parë të fillimit të shkollës. Do jemi në afërsi të shkollave e kryqëzimeve me shërbime për të ndihmuar trafikun e mjeteve e lëvizjen e këmbësoreve. Kemi bërë dhe fletushka për t’u a dhënë fëmijëve që të mësojnë si të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor”, u shpreh shefi i qarkullimit Besmir Qibini.

“Kemi 2 javë që kemi studiuar situatën dhe kemi analizuar problematikat e vitit të kaluar. Kemi marrë takime me drejtoritë e shkollave. Plani konsiston në shkollat vijat e bardha, moslejimin e automjeteve të transportit të përzier që krijojnë trafik. Marrim masa dhe për sigurinë e nxënësve gjatë procesit mësimor sepse ka mjaft tregtar ambulant që i afrohen mureve të shkollës, për të tregtuar produktet e tyre që janë të pa kontrolluara”, shprehet Ermal Kapllanaj, shefi i policisë bashkiake.

Për sigurinë e nxënësve një kujdes të shtuar duhet të kenë dhe prindërit apo shoferët e fugonave të cilët i transportojnë për në shkollë.

“Drejtuesit e fugonave të jenë të kujdesshëm në zbritjen e tyre në rrugëkalim deri në hyrjen e tyre në shkollë. Kjo këshillë vlen dhe për prindërit”, u shpreh Besmir Qibini.

Që dita e parë e shkollës në kryeqytet të mos shoqërohet me trafik të rënduar apo bllokime në qarkullim policia rrugore dhe ajo bashkiake kane një apel.

“Të gjithë firmat ndërtuese dhe aktivitetet tregtare dhe qytetarët që duan të vijnë në Tiranë në ditën e parë të shkollës i bëjmë thirrje ta lëne makinën që të kontribuojnë në shmangien e trafikut”, shprehet Ermal kapllanaj.

Next Post
Problemet që hasën turistët/ Adresat, sinjalistika dhe mangësitë e transportit publik

Problemet që hasën turistët/ Adresat, sinjalistika dhe mangësitë e transportit publik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump kërcënon: Një vend që furnizon Iranin me armë ushtarake do të tarifohet menjëherë me 50% për të gjitha mallrat

Trump kërcënon: Një vend që furnizon Iranin me armë ushtarake do të tarifohet menjëherë me 50% për të gjitha mallrat

April 9, 2026
Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

April 9, 2026
“Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

“Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

April 9, 2026
Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

April 9, 2026
Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

April 9, 2026
“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

April 9, 2026
“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

April 9, 2026
Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

April 9, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Meloni thirrje BE-së: Blloku të shqyrtojë pezullimin e përkohshëm të rregullave të shpenzimeve

April 9, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Importi “pa frena” i automjeteve, një makinë për çdo dy shqiptarë, rrugët drejt “mbipopullimit”

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In