• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat me përparësi zhvillimi në Bashkitë Mat, Shijak edhe Shkodër

by Os De
26/11/2025 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria miraton zonat me përparësi zhvillimi sa i takon zhvillimit të ekonomisë malore ose të njohur ndryshe si Paketa e Maleve në Bashkitë Mat, Shijak edhe Shkodër. Më poshtë janë përcaktuar edhe zonat për secilën bashki:  

V E N D I M PËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË MAT 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave 

V E N D O S I: 

  1. Shpalljen “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Mat, si më poshtë vijon:
  2. a) Zona zhvillimore nr.1, zona e liqeneve tëGërmanit, fshatiSelixë, pjesë e njësisë administrative Komsi, me sipërfaqe 2 051 282 (dy milionë e pesëdhjetë e një mijë e dyqind e tetëdhjetë e dy) m², sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    b) Zona zhvillimore nr.2, zona ish-Vila e Zogut, fshati Selixë, pjesë e njësisë administrative Komsi, me sipërfaqe 1 585 237 (një milion e pesëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e dyqind e tridhjetë e shtatë) m², sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    c) Zona zhvillimore nr.3, zona e kurorës së fshatit Selixë, pjesë e njësisë administrative Komsi, me sipërfaqe 2 564 391 (dy milionë e pesëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e treqind e nëntëdhjetë e një) m², sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto. 
  3. Shtrirja, kufijtë, pikat e hyrjes dhe të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  4. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
  5. a) të zhvillimit ekonomik;
    b) industriale;
    c) turistike. 
  6. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Mat për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. 

*** 

V E N D I M PËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË SHIJAK 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave 

V E N D O S I: 

  1. Shpalljen “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Shijak, si më poshtë vijon:
  2. a) Zona zhvillimore nr.1, njësia administrativeMaminas, zonaRubjek, rezervuari Rubjek 2, me sipërfaqe 169.56 (njëqind e gjashtëdhjetë e nëntë pikë pesëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    b) Zona zhvillimore nr.2, njësia administrative Maminas, zona Rubjek, rezervuari Rubjek 1, me sipërfaqe 3.88 (tre pikë tetëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    c) Zona zhvillimore nr.3, njësia administrative Maminas, zona Rubjek, rezervuari Rubjek 1, me sipërfaqe 4.48 (katër pikë dyzet e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    ç) Zona zhvillimore nr.4, njësia administrative Maminas, zona Karrec, rezervuari i Karrecit, me sipërfaqe 32.15 (tridhjetë e dy pikë pesëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    d) Zona zhvillimore nr.5, njësia administrative Maminas, zona Karpen, rezervuari i Karpenit, me sipërfaqe 1.86 (një pikë tetëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    dh) Zona zhvillimore nr.6, njësia administrative Maminas, zona Karpen, rezervuari i Karpenit, me sipërfaqe 2.57 (dy pikë pesëdhjetë e shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    e) Zona zhvillimore nr.7, njësia administrative Maminas, zona Karpen, rezervuari i Karpenit, me sipërfaqe 10.01 (dhjetë pikë zero një) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    ë) Zona zhvillimore nr.8, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 3.5 (tre pikë pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    f) Zona zhvillimore nr.9, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 1.7 (një pikë shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    g) Zona zhvillimore nr.10, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 2.7 (dy pikë shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    gj) Zona zhvillimore nr.11, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 3 (tre) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    h) Zona zhvillimore nr.12, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 5.1 (pesë pikë një) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    i) Zona zhvillimore nr.13, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 4.9 (katër pikë nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    j) Zona zhvillimore nr.14, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 4.5 (katër pikë pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;
    k) Zona zhvillimore nr.15, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 1.4 (një pikë katër) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    l) Zona zhvillimore nr.16, njësia administrative Gjepalaj, zonat Shetël dhe Likesh, rezervuari i Callikës, me sipërfaqe 8.16 (tetë pikë gjashtëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    ll) Zona zhvillimore nr.17, njësia administrative Gjepalaj, zonat Shetël dhe Likesh, rezervuari i Callikës, me sipërfaqe 18.36 (tetëmbëdhjetë pikë tridhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    m) Zona zhvillimore nr.18, njësia administrative Gjepalaj, zona Çizmeli, rezervuari i Çizmelisë, me sipërfaqe 16.73 (gjashtëmbëdhjetë pikë shtatëdhjetë e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    n) Zona zhvillimore nr.19, njësia administrative Gjepalaj, zona Kënetë, rezervuari i Shtrazës, me sipërfaqe 5.3 (pesë pikë tre) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    nj) Zona zhvillimore nr.20, njësia administrative Gjepalaj, zona Gjepalaj, rezervuari i Terzies, me sipërfaqe 1.98 (një pikë nëntëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto. 
  3. Shtrirja, kufijtë, pikat e hyrjes dhe të daljes së kësaj zone përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  4. Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këtë zonë janë:
  5. a) të zhvillimit ekonomik;
    b) industriale;
    c) turistike. 
  6. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Shijak për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. 

V E N D I M PËR  SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË SHKODËR 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave 

V E N D O S I: 

  1. Shpalljen “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Shkodër, si më poshtë vijon:
  2. a) Zona nr.1, njësia administrative Shalë, fshatiTheth, zonakadastrale 3597, me sipërfaqe 2286.3 (dy mijë e dyqind e tetëdhjetë e gjashtë pikë tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    b) Zona nr.2, njësia administrative Shalë, fshati Nderlysaj, zona kadastrale 2771, me sipërfaqe 425.9 (katërqind e njëzet e pesë pikë nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    c) Zona nr.3, njësia administrative Guri i Zi, fshati Rragam, zona kadastrale 3148, me sipërfaqe 474.5 (katërqind e shtatëdhjetë e katër pikë pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    ç) Zona nr.4, njësia administrative Guri i Zi, fshati Sheldi, zona kadastrale 3329, me sipërfaqe 388 (treqind e tetëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    d) Zona nr.5, njësia administrative Guri i Zi, fshatrat Mazrek – Shpor, zona kadastrale 2624, me sipërfaqe 845.8 (tetëqind e dyzet e pesë pikë tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto. 
  3. Shtrirja, kufijtë, pikat e hyrjes dhe të daljes së kësaj zone përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  4. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
  5. a) të zhvillimit ekonomik;
    b) industriale;
    c) turistike. 
  6. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Shkodër për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. 

 

 

 

 

Next Post
Plagosi rëndë me thikë 15-vjeçarin në Durrës, arrestohet i mituri

“Konflikti nisi për një koment në Tik Tok, thikën e nxorra për ta trembur”/ Dëshmia e 14 vjeçarit që dyshohet se plagosi bashkëmoshatarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In